E-Diaspora
Kishte paguar 15 mijë euro për pasaportën greke: Dënohet kosovari
34-vjeçari është shpallur fajtor për falsifikim të shumëfishtë, falsifikim të kartave të identitetit, mashtrimin e autoriteteve dhe shumë hyrje ilegale në Zvicër
Një shtetas kosovar është dënuar në Zvicër pasi kishte mashtruar autoritet për leje qëndrimi dhe leje pune. Ai gjithashtu kishte dokumente false, shkruan ‘aargauerzeitung.ch’, përcjell albinfo.ch.
Ai kishte akuza të shumta si ajo e falsifikimi i shumëfishtë, falsifikim i shumtë i kartave të identitetit, qëndrimit të paligjshëm.
Në mars të vitit 2015, i akuzuari kishte udhëtuar me një pasaportë të falsifikuar greke në Zvicër. Ai ishte në Kantonin e Cyrihut, derisa kishte paraqitur një kartë identiteti false.
Autoritetet duket se nuk e kishin vënë se dokumentet ishin të falsifikuara dhe i kishin dhënë leje qëndrimi.
Ai kishte punuar në rajonin Zofingen, megjithatë, gjithçka ishte zbuluar në maj të këtij viti, kur pas një kontrolli të identitetit nga ana e policisë u zbulua se ka kishte falsifikuar dokumentet. Ai i kishte thotë kolegut të tij se është shqiptar, kurse në dokumente figuronte si grek. Më pas ai u arrestua.
Ai kishte falsifikuar të gjitha dokumentet si, pasaportën, letërnjoftimin, si dhe patentë shoferin, dhe për këto kishte paguar 15 mijë euro.
“Unë vetëm kam kërkuar që të fitojë para që të mbështes familjen time në Kosovë”, ka thënë ai. Megjithatë, në vitin 2009 kishte qëndruar në Zvicër, por ishte dëbuar, pasi ishte zënë me kartën e identitetit të vëllait të tij.
Ai ishte dënuar për hyrje të paligjshme, qëndrim ilegal dhe falsifikim të kartave të identitetit. Në maj të vitit 2009 ishte deportuar.
Gjykata e Qarkut e liroi kosovarin nga akuzat e qëndrimit të paligjshëm, dhe për punë jo të autorizuar.
Por, 34-vjeçari është shpallur fajtor për falsifikim të shumëfishtë, falsifikim të kartave të identitetit, mashtrimin e autoriteteve dhe shumë hyrje ilegale në Zvicër.
Gjykata e ka dënuar atë me burgim të kushtëzuar prej 18 muajsh, ku shtatë i akuzuari duhet t’i shërbejë.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari Kontrollet në Göttingen zbuluan raste të punësimit pa dokumentacionin e nevojshëm. Për shtetasin shqiptar rezultoi edhe... -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington -
Itali
Parada Arbëreshe në Spezzano Albanese, tradita shqiptare në rrugët e qytetit -
Dy shtetas të Kosovës në paraburgim në Gjermani, dyshohen për dy zjarrvënie -
Profesoresha shqiptare Shyhrete Rexhaj drejton debatin shkencor mbi vetëvlerësimin dhe kujdesin në fushën e infermierisë në Lozanë
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











