Kosova
Kërkohet shtyrja e vitit të ri shkollor në Kosovë
Në bazë të këtij plani, parashihet që viti shkollor të nisë në faza
Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë(SBASHK), po kërkon që viti i ri shkollor të shtyhet për 10 ditë.
Kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jasharaj, tha për Radion Evropa e Lirë se shkollat nuk i kanë përfunduar përgatitjet për fillimin e mësimit në kohë pandemie.
“Kërkojmë që viti i ri shkollor të shtyhet për disa ditë, në mënyrë që të përfundojnë përgatitjet dhe të tejkalohen lëshimet eventuale. Nuk janë përgatitur klasat për të siguruar distancë fizike, mungojnë dezinfektuesit, madje ka shkolla që ende kanë telashe me renovime, me përgatitje sanitare dhe të tjera. Mendojmë që viti i ri shkollor të fillojë në tri faza mw 15 shtator”, tha Jasharaj.
Kurse, në një komunikatë për media, SBASHK-u , ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Arsimit dhe Shkencës që të pajisen shkollat me dezinfektues, të caktohen persona përgjegjës, po jo mësimdhënësit, për matjen e temperaturës së nxënësve, përcjell albinfo.ch.
Gjithashtu, është kërkuar që në shkolla të ketë personel mjekësor kujdestar, së paku në shkollat që kanë më shumë se 500 nxënës, të sigurohen maska dhe mjete mbrojtëse për punëtorët arsimorw, të ketë lista të mësimdhënësve rezervë, të lëshohen vendime për lirimin e përkohshëm nga procesi mësimor të punëtorëve arsimorw të sëmurë dhe ata të vazhdojnë të marrin paga gjatë gjithë kohës së pandemisë dhe të krijohen mundësi për kryerjen e testit për COVID-19 të personelit arsimor, thuhet në komunikatë.
Qeveria e Kosovës, të mërkurën ka miratuar planin e Ministrisë së Arsimit dhe Teknologjisë për fillimin e vitit të ri shkollor para-universitar në kohën e pandemisë së koronavirusit.
Në bazë të këtij plani, parashihet që viti shkollor të nisë në faza.
E para pritet të nisë më 1 shtator dhe përfshin parashkollorët, klasat e para, të dyta, të treta, të gjashta dhe të dhjeta.
Faza e dytë do të fillojë më 7 shtator dhe përfshin klasat e katërta dhe të pesta, ndërsa faza e tretë e mësimit do të fillojë më 10 shtator dhe do të përfshijë klasat e shtata, të teta, të nënta, të njëmbëdhjeta dhe të dymbëdhjeta.
Kurse, në bazë të situatës epidemiologjike, sipas planit mësimi do zhvillohet në tre skenarë: kthimi në shkolla, mësimi i kombinuar dhe mësimi në distancë.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Mërgimtari përfshihet në aksidentin tragjik në Shtime–Lipjan, një person humb jetën Aksident i rëndë në Shtime–Lipjan: një i vdekur, lëndohet mërgimtari që po... -
Shkatërrohet rrjeti shqiptar i falsifikimit të dokumenteve, shtatë persona përballen me drejtësinë -
Bëhu pjesë e rrjetit profesional shqiptar në Zvicër -
Pritjet vazhdojnë në dalje të Kosovës, kolona deri në 1 orë në disa pika kufitare -
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani
Jeta në Austri
-
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin 59-vjeçari, i cili tashmë ka një dënim të mëparshëm për vrasje, u shpall gjithashtu fajtor për... -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat













