Kosova
Katër kosovarët “shtiren francezë”, tregojnë letërnjoftime të falsifikuara
Policia Federale ka gjetur pastaj katër pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes
Në Bad Reichenhall, të premten (4 Qershor), Policia Federale e Gjermanisë gjatë kontrolleve kufitare të bëra në autostradën A8 në Walserberg ka parandaluar hyrjen e palejuar të një familjeje katër anëtarëshe, shkruan pnp.de.
Kosovarët ishin shtirur si francezë me letërnjoftime të falsifikuara (franceze).
Burri 41 dhe gruaja 34-vjeçe, bashkë me dy fëmijët e tyre u treguan policëve dokumente franceze të identifikimit, transmeton albinfo.ch.
Kur kontrolluan letërnjoftimet, rojet e kufirit (policët) kuptuan se ato ishin të falsifikuara. Policia Federale ka gjetur pastaj katër pasaportat e vërteta të kosovarëve, në bagazhet e familjes.
Një krahasim i detajeve personale me sistemin e kërkimit policor tregoi se familja ishte dëbuar nga autoritetet gjermane në vitin 2019 pasi kërkesa për azil u ishte refuzuar dhe për ta ishte vendosur ndalimi i hyrjes në Gjermani.
Për më tepër, udhëtarët nuk mund të jepnin adresën e tyre në Francë dhe as të flisnin frëngjisht, përcjell albinfo.ch. Më në fund, 41-vjeçari pranoi se donte të vendosej me familjen e tij në Gjermani dhe se për këtë qëllim ai kishte siguruar katër letërnjoftime të falsifikuara në Serbi.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë













