Integrimi
Kardinali gjerman kërkon kthim të azilkërkuesve shqiptarë dhe ndihmë të Gjermanisë në vend
Kardinali i Këlnit Rainer Maria Woelki ka vizituar këto ditë Shqipërinë dhe Kosovën me një delegacion të Caritasit. Aktualisht në Gjermani është shumë i kërkuar mendimi i tij për rajonin ballkanik prej nga vijnë më së shumti refugjatë në Gjermani. Në një numër të madh intervistash që Woelki ka dhënë këto ditë në mediet e ndryshme gjermane, ai apelon për kthim konsekuent të refugjatëve në Shqipëri dhe vendet tjera të Ballkanit pasi që atje nuk ka ndjekje politike.
Gjatë udhëtimit nëpër Kosovë dhe Shqipëri ai ka takuar shumë njerëz të cilët nuk duan të besojnë atë që u thuhet se kanë fare pak shanse për azil në Gjermani. Shumë prej tyre të përmendin shembuj familjarësh të cilët jetojnë prej rreth dhjete muajsh në Gjermani, ka thënë Woelki për Radio Deutschland, transmeton albinfo.ch. Dhe kjo është një arsye më shumë që azilkërkuesit e refuzuar të riatdhesohen. Në këtë mënyrë vendorët do të binden se informatat që i japin organizatat humanitare si Caritasi etj. sipas të cilave shanset për azil janë tepër të vogla, janë të vërteta, thotë ai.
“Ne natyrisht me këtë ligj azili që kemi nuk mund t`i zgjidhim problemet e Kosovës dhe të Shqipërisë” ka thënë Woelki. Për këtë arsye duhet të kemi një ligj për migracionin dhe të ketë mundësi migrimi legal, në mënyrë që atyre njerëzve tu ofrohet perspektivë”.
Kardinali ka apeluar për më shumë ndihma të dedikuara për zhvillim të Shqipërisë dhe Kosovës. 60% të kosovarëve ka thënë ai jetojnë jashtë vendit dhe nuk ka asnjë prej tyre që nuk ndërton shtëpi në vendlindje. Të afërmit nga Franca, Gjermania ose Britania e Madhe mbështesin shpesh familjet në atdhe, përcjell albinfo.ch.
“Nuk b¨¨en që BE të investojë në farë objektesh prestigji, në autostrada të mëdha – ne dje kemi udhëtuar në një autostradë madhështore nga Shqipëria në Kosovë – Jo, duhet investuar sistematikisht në njerëz”, ka thenë Woelki.
Aktualisht këtu ka tepër shumë vetura gjermane, për shkak të pushimeve dhe madje vetura të markave të shtrenjta” ka thënë kardinali. Njerëzit në Kosovë e shohin këtë dhe me të drejte duan të kenë pjesën e tyre në këtë mirëqenie.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë













