Shqipëria
Kaos në Rinas, ndërhyn edhe policia
Kaosi ka mbërthyer udhëtarët në Aeroportin e vetëm ndërkombëtar të Shqipërisë, atë “Nënë Tereza” të Rinasit, ku shumë fluturime të planifikuara këtë të hënë nga kompania ajrore “Blue Panorama” janë shtyrë për afate kohore tejet të vona.
Vonesat e paplanifikuara dhe të paparalajmëruara kanë prekur thuajse të gjithë ditën, siç tregojnë disa foto të dërguara nga udhëtarë të ndryshëm në rubrikën “Ti Raporton” në Top Channel, ku shihet qartë që ato nisin prej udhëtimit të parë të mëngjesit, në orën 6:30 me destinacion “Malpensën” e Milanos, që është shtyrë për në orën 21:45 të mbrëmjes, përcjell albinfo.ch.
Po ashtu, edhe disa fluturime të tjera të kësaj kompanie janë vonuar, madje disa udhëtarë sjellin me zë e me figurë edhe irritimin e udhëtarëve të pakënaqur, aq sa është bërë e nevojshme edhe ndërhyrja e policisë.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Detaje nga rasti kur një shtetas nga Kosova vrau pronarin e biznesit në Dyseldorf Një vrasje me armë zjarri është regjistruar dje në qytetin e Dyseldorfit në Gjermani. Mësohet se...
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
Jeta në Austri
-
Katër liqene të bukura, tek të cilat mund të shkoni lehtësisht nga Vjena me transport publik Pranvera është këtu dhe vera është rrugës. Është koha e përsosur e vitit për të vizituar...
-
Sa vite duhet të punoni në Austri që të keni të drejtën e pensionit?
-
Austrian Airlines arrin marrëveshje pagash me punëtorët për të shmangur grevat e reja
-
Katër gjëra që duhet të dini para se të regjistroni fëmijën tuaj në një kopsht fëmijësh në Vjenë
-
A mund të marr përfitime papunësie në Austri nëse jam i vetëpunësuar?