Lajme
Kaos në Maqedoni: Protestuesit hynë dhunshëm në Kuvend, grushtojnë Zaevin
Turma u fut në sallë, pasi deputetët e koalicionit LSDM-BDI, Aleanca për Shqiptarët, votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë. Disa nga protestuesit goditen liderin opozitar Zoran Zaev, duke e përgjakur atë. Policia ishte spektator në këtë rast
Qindra protestues, mbështetës të VMRO DPMNE-së, kanë hyrë dhunshëm në sallën e Kuvendit të Maqedonisë dhe kanë grushtuar deputetët e LSDM-së dhe ata të partive shqiptare, madje kanë gjakosur liderin opozitar Zoran Zaev. Turma u fut në sallë, pasi deputetët e koalicionit LSDM-BDI, Aleanca për Shqiptarët, votuan Talat Xhaferin për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Pas këtij votimi, gjendja në Kuvendin e Maqedonisë vazhdon të mbetet kaotike, pasi shumica e ligjvënësve janë brenda në objektin e Kuvend. Edhe më skandaloze është mos-intervenimi i Policisë Speciale për t’i larguar protestuesit, disa prej tyre me maska, nga objekti i legjislativit.
Përveç sulmit ndaj deputetëve, siç raporton AlsatM, një person ka filluar t’i godas edhe gazetarët që ndodhen jashtë Kuvendit.
“Nuk jemi të bllokuar thjesht qëndrojmë këtu, nuk ka të bëjë me bllokimin. Ky qëndrim është i paraparë të jenë kështu në këto situata. Nuk ka nevojë për shqetësim”, deklaroi kryetari i sapo zgjedhur i Kuvendit, Talat Xhaferi. Edhe pse në kushte të jashtëzakonshme, ky i fundit u tha gazetarëve se “puçistë të vërtetë janë ato funksionar të VMRO-DPMNE-së që me muaj të tërë bllokuan institucionet shtetërore”.
Xhaferi u zotua se do të krijohen institucionet në bazë të ligjit dhe Kushtetutës. “Si kryetar i zgjedhur edhe pse në këto rrethana në asnjë mënyrë nuk do lejojë uzurpim të institucioneve”, tha kryeparlamentari Xhaferi.
Ndërkohë Zoran Zaev, i cili shihej në televizion duke fshirë gjakun nga fytyra, përsëri ka kërkuar të ruhet gjakftohtësia. Në seancë sot nuk ishte i pranishëm kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Po ashtu protestuesit maqedonas kanë sulmuar edhe liderin e Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Selën. Mediat thonë se nga tabori i shqiptarëve është sulmuar më së shumti Sela, madje edhe mund të jetë lënduar. Sela viteve të fundit, për shkaka të politikës së fortë shqiptare, ka qenë “halë në sy” për mbështetësit e ish kryeministrit Nikola Gruevski dhe partisë së tij VMRO DPMNE.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












