Lajme
Kanabisi mjekësor së shpejti i ligjshëm në Zvicër
Një ndryshim në Ligjin për Lëndët Narkotike të propozuar nga Këshilli Federal u miratua gjerësisht këtë javë gjatë procedurës së konsultimit parlamentar
Kjo do të thotë që mjekët zviceranë do të ishin në gjendje të përshkruajnë kanabisin, një ilaç të paligjshëm deri më tani, për t’i ndihmuar pacientët e tyre të lehtësojnë dhimbjen nga kanceri, skleroza e shumëfishtë dhe sëmundje të tjera të rënda, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.
Të gjitha partitë kryesore të Zvicrës, si dhe Federata e Mjekëve Zvicër, kanë mbështetur masën. Deri më tani, vetëm një ilaç që përmban kanabis, mund të përshkruhej.
Pacientët të cilët kishin nevojë për ilaçe të tjera kanabisi mjekësor duhej të merrnin lejen e veçantë nga Zyra Federale e Shëndetit Publik.
Vitin e kaluar, u lëshuan afro 3,000 autorizime të tilla, përcjell tutje albinfo.ch.Shoqata zvicerane e kanabisit mjekësor (Medcan) është gjithashtu e kënaqur me këtë zhvillim të ri, duke thënë se njerëzit që kishin nevojë për kanabis për shkaqe mjekësore ishin përballur me një “situatë të pamundur” për dekada.
Qeveria tha që hapi tjetër do të ishte përcaktimi se si kompanitë e sigurimeve shëndetësore duhet të paguajnë për këtë ilaç.
E-Diaspora
-
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit Një mbrëmje kulture, arti dhe humori në zemër të Frankfurtit! “4 në 1” nga Varg e... -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës -
Osmani: Diaspora më e angazhuar për Kosovën se për vendet ku jeton
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”















