Futboll
Kampionët e Kosovës kthehen në Prishtinë! UEFA përplaset me Zvicrën
Drita sqaron pse u anulua sfida e Champions
Fc Drita ishte përgatitur për duelin e radhës në Champions League ditën e djeshme (18:00), por përballja ndaj Linfield u anulua. Hamdi Namani rezultoi pozitiv me Covid-19 dhe kaq mjaftoi që autoritetet zvicerane, aty ku ishte programuar të luhej takimi, të merrnin vendimin drastik, transmeton albinfo.ch.
UEFA kërkoi që ndeshja të luhej, por helvetët u qëndruan strikt rregullave të tyre dhe Drita është detyruara të rikthehet në Kosovë. Kampionët e IPKO Superligës kanë sqaruar gjithçka me një komunikatë zyrtare, teksa Komisioni i Disiplinës së UEFA-s do të vendosë sot se kur do të luhet kjo ndeshje.
“Klubi FC DRITA sapo ka arritur në Kosovë. Me kërkesë të shtetit zviceran, na është kërkuar që ta lëshojmë vendin e Zvicrës para se të karantinohemi për 10 ditët e ardhshme. Organizatori UEFA ka bërë përpjekje që ndeshja të zhvillohet, por ka qenë e pamundur nga autoritetet zvicerane”.
Postimi i plotë
https://www.facebook.com/279019929149179/posts/1180153749035788/
E-Diaspora
-
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc Bujanoci do të jetë nikoqir i Konferencës IV “Ekonomia shpëton Luginën”... -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova -
Neurokirurgu shqiptar Valon Baraliu në Gjermani: “Në neurokirurgji, puna bëhet emër” -
AHV 2030: Pensioni nuk vjen më vetë – pse duhet ta planifikoni më herët në Zvicër
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim












