Lajme

Kallas: Nuk mund të ketë taksa për të kaluar nëpër Hormuz

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka bërë thirrje për lundrim të lirë në Ngushticën e Hormuzit, pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Irani pohuan se e kontrollojnë atë.

Të dy vendetjanë pothuajse në mes të periudhës 60-ditore të një marrëveshjeje të përkohshme gjatë së cilës parashihej të zhvilloheshin bisedimet për një përfundim të përhershëm të luftës.

Kallas ka deklaruar se Memorandumi i Mirëkuptimit është në fuqi, por realisht nuk po respektohet teksa u shpreh se Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet, dhe se liria e lundrimit duhet të respektohet, transmeton albinfo.ch.

Irani e ka përshkruar ngushticën si të mbyllur, ndërsa ushtria amerikane dhe presidenti Trump, pohuan se ngushtica vazhdon të jetë e hapur.