Tematike
Ka shkaktuar një vdekje në autostradë, kosovari do të dëbohet nga Zvicra
38 vjeçari nga Kosova duhet të largohet nga Zvicra - gruaja dhe fëmija mund të qëndrojnë këtu. Ai ka shkaktuar një aksident fatal në vitin 2011 ndërsa ishte duke garuar në autostradë
Si pasojë e një gare të çmendur me vetura në autostradë, që pati përfunduar me vdekjen e një personi të pafajshüem një 38-vjeçar kosovar duhet të largohet nga Zvicra. Gjykata administrative e Bernës vendosi ka marrë këtë vendim. Gruaja e tij dhe djali i tij shtatë vjeçar kanë pasaporta zvicerane prandaj lejohen të qëndrojnë këtu, shkruan sda.ch.
Ndonëse ndarja është e vështirë,siç pranon gjykata në aktgjykimin e publikuar të mërkurën, gruaja dhe djali, në thelb kanë mundësinë të transferohen edhe ata në Kosovë.
Për më tepër, burri duhet t’ia atribuojë vetes pasojat që do t`i bartë familja. Ai qe martuar me një shtetase zvicerane me prejardhje nga Kosova, vetëm pas aksidentit fatal të vitit 2011, transmeton albinfo.ch. Me të u bë baba i një fëmije. Cifti duhet të ketë ditur që në kohën e martesës se 38 vjeçari, për shkak të aksidentit të përmendur, mund të humbasë lejen e qëndrimit në Zvicër.
Në fakt, pas gjykimit përfundimtar të fundit të vitit 2015, autoritetet e Bernës kishin refuzuar t`ia vazhdonin lejen e qëndrimit. Këtë e kishin bërë me të drejtë, ka kosntatuar gjykata administrative, e cila ka vendosur të hedhë poshtë ankesën e personit në fjalë.
Faji i tij, sipas gjykatës, peshonte rëndë. Ekziston gjithashtu një rrezik rikthimi, (recidivizmi) për shkelje serioze në trafik. Pastaj ai ka tendencë ta paraqesë si më pak të rëndë aktin që ka bërë, transmeton albinfo.ch. Integrimi i tij profesional dhe ekonomik është gjithashtu në nivel të ulët.
Gjyqësori në Kantonin Vaud e kishte dënuar kosovarin me burg pjesërisht me kusht, prej 30 muajsh, për vrasje nga pakujdesia dhe shkelje të rëndë të rregullave të trafikut, përcjell albinfo.ch. Ai, siç mka konstatuar gjykata, kishte kryer një garë spontane me një automjet tjetër në një autostradë përplot me makina, në korrik të vitit 2011.
Të dyja makinat kanë zhvilluar në momente një shpejtësi prej të paktën 194 km / orë. Në një kthesë të majtë, personi tashmë i gjykuar, kishte humbur kontrollin mbi automjetin e tij. Kjo kishte rezultuar në një përplasje me një minibus. Katër personat që ndodheshin në minibus kishin pësuar lëndime të rënda, ndërsa një person kishte vdekur si pasojë e aksidentit. Një person tjetër pati pësuar dëme të përhershme shëndetësore.
E-Diaspora
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville Filmi shfaqet në kuadrin e festivalit të filmit "Kino Kosova" që po mbahet në kinemanë RiffRaff...
-
“Kino Kosova”: Një realitet filmik i shikuar nga perspektiva femërore
-
Krasniqi sonte rikthehet në ring, përballet me boksierin portugez
-
Edi Rama e konfirmon: Më 12 maj jam në Athinë, nisim rrugëtimin e pranverës në diasporë
-
Kalabri - Itali
Gennaro Gattuso flet për rrënjët e tij në Kalabri
Jeta në Austri
-
Një përmbledhje e lajmeve më të fundit në Austri Austria sheh rritje të papunësisë ndërsa ekonomia dobësohet, foshnja e vogël lëndohet pas rënies nga dritarja...
-
A mund të paguani taksat tuaja austriake duke përdorur një llogari bankare të huaj?
-
Pse Austria renditet kaq keq në indeksin për lirinë e shtypit?
-
Nomadët digjitalë: Kush mund të punojë në distancë në Austri?
-
Lajmet kryesore të Austrisë për këtë të enjte