Kosova
Joseph: Nëse Kurti e Osmani e bëjnë Asociacionin, nominohen për çmim Nobel
Profesori dhe analisti amerikan, Edward Joseph, tha se Kosova ka humbur një mundësi historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës, përcjell albinfo.ch.
Në një intervistë për “Lajmet e fundit” në RTK, ai tha se sfida kryesore e Kosovës është përfitimi i legjimitetit të saj ndërkombëtar, duke hyrë në organizatat ndërkombëtare.
Joseph tha se Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
“Pra ky është realiteti, Kosova duhet ta bëjë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Mund të kemi mendime të ndryshme, edhe unë kam mendim tim, por nuk është se ka shumë rëndësi kjo. Ajo që ka rëndësi, është që Kosova të ecë përpara. Pra statuti i hartuar nga Bashkimi Evropian duhet të shkojë në Gjykatën Kushtetuese menjëherë ose Kosova nuk do të bëjë hapa përpara. Pra kjo i bie që do të ecë mbrapa”, tha Edward Joseph.
Ai tutje theksoi se Kosova ka ende kohë për këtë gjë, sepse Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës nuk ka marrë vendim përfundimtar.
“Por, mesazhi ishte shumë i qartë dhe vjen nga të gjithë miqtë e Kosovës. Dhe, prapë e kuptoj atë që mund të quhet rezervë, e kuptoj po ashtu edhe në anën e Serbisë së kush është Aleksandër Vuçiqi. Por kjo ka të bëjë me Kosovën që merr fatin e vet në duart e veta, pa marrë parasysh çka bën Vuçiqi dhe është qenësore që të ecët përpara.
Joseph mes tjerash tha se ka një mesazh të veçantë për krerët e shtetit kosovar.
“Unë parashikoj që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani ecin përpara dhe dorëzojnë statutin që ka përkrahjen e BE-së për Asociacionin dhe bën një hap përpara, unë do të parashikoja që ose kryeministri Kurti ose presidentja Osmani do të nominohen për Çmimin Nobel për Paqe”, theskoi analisti amerikan.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht













