Kosova
Jep dorëheqje shefi i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela
Bëhet e ditur se shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij, ka konfirmuar Presidenca, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në Facebook, Presidenca ka thënë se Vela ka përfunduar angazhimin e tij për t’iu kthyer angazhimit profesional e familjar.
“Presidentja Osmani e ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në deklaratë.
Vela e ka konfirmuar largimin edhe përmes një postimi në twiter.
“Sot është dita ime e fundit në detyrën e Shefit të Stafit të Presidentes. Ishte nder dhe privilegj të shërbeja në Presidencë. Krenar për punën e bërë dhe përvojën e çmuar. Po i kthehem angazhimit tim profesional dhe familjes. Falënderoj kolegët në Presidencë, institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë për bashkëpunimin”, ka shkruar ai.
Së fundmi, Vela ishte në qendër të kritikave pasi sugjeroi që presidenti serb, Aleksandar Vuçiq dhe publicisti Fahri Musliu duhet ta bëjnë testin e ADN-së për të vërtetuar nëse kanë gjakun e njëjtë. Vela më pas fshiu postimin në X, të njohur si Twitter.
E-Diaspora
-
Gjermani
LAPSH Bavari organizon seminar për mësuesit shqiptarë, në fokus cilësia e mësimit në diasporë Trajnimi në Dachau mblodhi mësues, përfaqësues institucionesh dhe ekspertë të arsimit, me synim forcimin e mësimdhënies... -
Gjermani
Artistja kosovare Albe Hamiti përfaqëson Kosovën në bienalen prestigjioze Manifesta 16 në Gjermani -
Itali
Studentja nga Kosova fiton vendin e parë në një garë prestigjioze të modës në Itali -
Gjermani
Talenti shqiptar në Gjermani që firmosi kontratë me Adidas -
Danimarkë
Aroma Lushaku diplomon në Danimarkë me një studim për luftën në Kosovë
Jeta në Austri
-
Temperatura rekorde edhe në Vjenë Në qendër të Vjenës u matën 40 gradë Celsius, duke tejkaluar rekordin e mëparshëm prej 39.5... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz









