Bota
Jeff Bezos, vazhdon të jetë më i pasuri në botë
Nuk ka ndryshim në listën e njerëzve më të pasur në botë, pasi themeluesi i Amazonit, Jeff Bezos, mbetet njeriu më i pasur në botë përballë Bill Gates dhe Warren Buffett, ndërsa Mark Zuckerberg ka rënë për tri vende, ndërkohë që Michael Blomberg u ngjit për dy vende.
Sipas listës vjetore që e ka publikuar sot revista e njohur “Forbes”, Bezos (55), i cili së fundmi njoftoi divorcin, ka fituar 19 miliardë dollarë për një vit dhe tani zotëron 131 miliardë dollarë, transmeton KosovaPress, përcjell albinfo.ch.
Jeff Bezos, i cili zotëron rreth 16 për qind të kompanisë, ka thelluar hendekun me Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft, i cili u bë filantrop.
Pasuria e Gates po rritet vazhdimisht, duke arritur në 96.5 miliardë dollarë, derisa vitin e kaluar kjo pasuri ishte 90 miliardë.
Në vendin e tretë është investitori Warrenn Buffett (88) me 82.5 miliardë, pasuar nga kreu i kompanisë franceze LVMH Bernard Arnault, derisa pronari i Facebookut, Mark Zuckerberg, i cili ka humbur 9 miliardë, ka rënë nga vendi i pestë në të tetin.
Amerikanët vazhdojnë të dominojnë me 14 miliarderë në mesin e top 20.
Franca ka dy miliarderë, Bernard Arnault dhe Francoise Bettencourt-Meyers.
Në mesin e joamerikanëve në top 20 janë edhe Mukesh Ambani, president i Reliance Industries nga India, në vendin 13 dhe kinezi Ma Huateng, president i Tencent, në vendin 20.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas












