Bota

Italiani e mban emigranten rumune 10 vite të lidhur si skllave seksi

Policia ka transmetuar një video ku shihet kthina burg, ku ka ndodhur dhuna e tmershme ndaj gruas

Një burrë 52 vjeçar në Gizzeria, një komunë e vogël në Italinë e Jugut, ka mbajtur si skllave seksi një grua përgjatë dhjetë viteve me radhë. Gruaja, një migrante rumune, ka qenë 19 vjeçe kur kishte filluar të punonte si kujdestare e bashkëshortes, tashmë të ndjerë të italianit, shkruajnë mediet italiane. Që atëherë, ky i fundit e ka mbajtur rumunen gjithë kohën në bodrum, të lidhur me zingjirë në shtratin e saj dhe e ka keqtrajtuar gjegjësisht përdhunuar për çdo ditë, transmeton albinfo.ch

Policia ka transmetuar një video ku shihet kthina burg, ku ka ndodhur dhuna e tmershme ndaj gruas. Njëherësh, policia ka raportuar se trupi i rumunes, tashmë me pamje apatike, është shkatërruar plotësisht. Ajo, gjatë qëndrimit në këtë burg në kushte skllavërie ka lindur dy fëmijë, të cilët kanë qenë të detyruar të shikojnë përdhunimin seksual të cilit i është nënshtruar në vazhdimësi nëna e tyre.

Policia, e cila e ka zbuluar rastësisht gruan e dhunuar, ka gjetur në burgun ku ndodhej ajo, dy fëmijët e ushqyer keq dhe pothuaj të zhveshur, në një ambient të mbuluar nga papastërtia.

Nga ambienti i ndotur dhe era e rëndë, policët janë detyruar të vendosin maskat në momentin kur kanë hyrë në dhomën në fjalë