Lajme
Italia ndalon hyrjen e udhëtarëve nga 7 vende
Në një konferencë për media, ministri i Shëndetësisë në Itali ka urdhëruar që të ndalohet hyrja në Itali të kujtdo që në 14 ditët e fundit ka vizituar Afrikën e Jugut, Lesoto, Botsvanë, Zimbabve, Mozambik, Namibi, Eswatini, transmeton albinfo.ch.
Arsyeja lidhet me praninë e variantit të ri të virusit Sars-Cov-2 (i quajtur B.1.1.529), i identifikuar në Afrikën e Jugut.
Shfaqja e një varianti të ri të koronavirusit në Afrikën e Jugut ka ngjallur shqetësim ndërkombëtar.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, konfirmoi në Twitter se: “Komisioni Evropian do të propozojë, në koordinim të ngushtë me shtetet anëtare, ndalimin e fluturimeve nga rajoni i Afrikës Jugore për shkak të variantit B.1.1.529”.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Baume-Schneider: Gjuhët e migrantëve janë pasuri për Zvicrën Zvicra nuk duhet ta shohë shumëgjuhësinë vetëm përmes katër gjuhëve kombëtare. Ministrja federale Elisabeth Baume-Schneider ka... -
Muriqi e dërgon Fenerbahçen në Ligën e Kampionëve -
Shqiptarja që shet vila milionëshe në Zvicër: Gentiana Ahmeti, “Immofluencerja” që po ndryshon mënyrën e shitjes së pronave -
Sabahat Meta për albinfo.ch: Për 7 vite, Kino Kosova është shndërruar në një urë kulturore mes Kosovës dhe Zvicrës -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë
Jeta në Austri
-
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? Direktiva e re e BE-së për patentën e drejtimit sjell ndryshime të shumta për shoferët, kampistët... -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë -
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë?












