Integrimi
Itali: Mbi 200 nxënës shqiptarë regjistrohen në klasën e re shqipe
Me veshje kombëtare shqiptare, me flamuj kuq e zi e me tortë me simbolin e shqiponjës, dhjetëra nxënës shqiptarë kanë festuar hapjen e klasës së tyre të re, shkruan albinfo.ch.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, në Bressanone të Italisë dje është hapur një klasë shqipe. Nga shkolla shqipe në Trento kanë njoftuar se më shumë se 200 nxënës janë regjistruar tashmë.
“Me klasën që inauguram sot në Bressanone, kaluam 200 nxënës të regjistruar. Faleminderit të gjithëve, mësues, nxënës dhe sponsorizues”, thuhet në njofimin e shkollës, përcjell albinfo.ch..
Me këtë klasë të gjuhës shqipe, nxënësit shqiptarë në Itali e kanë një vend më shumë ku mund të mësojnë të flasin dhe shkruajnë gjuhën amëtare.
Regjistrimi në këtë klasë ka qenë për fëmijët e moshave 6 deri në15-vjeçare dhe është ofruar falas.
E-Diaspora
-
Ambasadorët dhe bizneset diskutojnë mundësitë për investime dhe bashkëpunim ekonomik Forumi Business to Ambassador (B2A), i zhvilluar në kuadër të Konferencës së IX të Ambasadorëve, mblodhi... -
Bebe Rexha arrin një tjetër sukses, “New Religion” kalon 100 milionë dëgjime në Spotify -
Prishtinë
Kontrollorët alarmojnë për lazerët ndaj avionëve në Prishtinë: “Rrezikohet siguria e qindra udhëtarëve” -
320 të rinj nga diaspora pjesë e programit OriginAL -
“Të largohesh apo të qëndrosh?” – Migrimi dhe dilemat e të rinjve në filmat e DokuFestit
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë














