CH-Ballkani
Ish-gjyqtari i EULEX-it merret në pyetje nga Prokuroria e Kosovës
Prokurorja e pezulluar e EULEX-it, Maria Bamiah pretendoi në vitin 2014 se gjyqtari italian Florit kishte marrë 300,000 euro ryshfet për të liruar nga akuzat të tri të dyshuarit
Ish-gjykatësi i EULEX-it, Francesco Florit është marrë në pyetje nga prokurorët pasi kërkoi disa herë të dëshmonte për të vërtetuar se ai nuk ka marrë ndonjë ryshfet ka thënë për ‘BIRN’ avokati i tij.
“Pas disa kërkesave që i bëmë prokurorisë së shtetit, më në fund ata vendosën të na ftojnë dhe të dëgjojë atë që klienti im kishte për të thënë në lidhje me pretendimet e disa mediave në Kosovë se ai ka marrë ryshfete”, është shprehur avokati Ramë Gashi, përcjell albinfo.ch.
Në tetor të vitit 2014, familja e tre viktimave të vrarë bënë thirrje që çështja të rihapej pas pretendimeve se njëri prej tyre pagoi ryshfet për të shmangur dënimin.
Dy burra, Besnik Hasani dhe Shpend Qerimi, të dy ish-oficerë të policisë speciale të Kosovës, u dënuan për vrasjet. Në atë kohë, ata po vuanin dënimet për organizimin e një shpërthimi me bombë në Prishtinë në vitin 2007, në të cilin u vranë dy persona.
Megjithatë, i dyshuari i tretë në çështjen e vrasjes së trefishtë, Nusret Cena, u lirua nga akuzat.
Prokurorja e pezulluar e EULEX-it, Maria Bamiah pretendoi në vitin 2014 se gjyqtari italian Florit kishte marrë 300,000 euro ryshfet për të liruar nga akuzat të tri të dyshuarit, por liroi vetëm Cenën.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













