Lajme
Inva Mula, Genc Tukiçi e Olen Çezari, para artdashësve në Toronto
Një udhëtim nëpër botë përmes magjisë së muzikës. Artdashësit në Toronto patën rastin të dëgjojnë të dielën tre artistë të skenës botërore, sopranon Inva Mula, pianistin Genc Tukiçi dhe violinistin Olen Çezari, në interpretimin e kompozimeve nga kultura të ndryshme të botës
Koncerti i organizuar me nismë të Pasqyrës Shqiptare, emisionit televiziv në shërbim të komunitetit shqiptar në Toronto prej 17 vjetësh, do të prezantohet në ditët në vazhdim në disa qytete të Amerikës së Veriut.
Koncerti prezantoi një përzgjedhje të disa prej perlave të njohura të muzikës klasike e të folklorit botëror, duke përcjellë emocione të fuqishme për spektatorët e mbledhur në teatrin Isabel Bader në Toronto.
Repertori shpërbeu si një metaforë e udhëtimeve nëpër skenat e botës dhe eksperiencave artistike të vetë interpretuesve në karrierën e tyre në dekada.
“Këto udhëtime nëpër botë e bëjnë një artist”, thotë sopranoja e mirënjohur, Inva Mula, raporton Zëri i Amerikës.
Ajo shpjegon se koncerti është një udhëtim muzikor nëpër eksperiencat e vetë artistëve në vite. Ajo e hap interpretimin e saj me këngën Globi, dedikuar imagjinatës së fëmijërisë në Shqipërinë e mbyllur të komunizmit:
Për pianistin dhe kompozitorin Genc Tukiçi, përzgjedhja ishte një homazh për majat e muzikës shqiptare e botërore, jashtë zhanrit e kategorive të ngurta:
“Me këtë koncert u referohemi majave të muzikës”.
Kabatë e jugut, jaret shkodrane, serenadat korçare, të ndërthurura me disa nga ariet më të famshme operistike e kompozime të njohura të folklorit botëror në interpretimin e tre artistëve të mëdhenj, që i lidh më shumë se thjesht dashuria për artin.
“Na lidh respekti për njëri-tjetrin si artistë, por jemi edhe miq të mirë”, thotë violinisti Olen Çezari.
Nuk është zhanri ai që dikton perfeksionin. Edhe një këngë në dukje e thjeshtë e traditës popullore kërkon përgatitjen më të lartë dhe arrin të përcjellë edhe emocionet më të fuqishme, shpjegon pianisti Tukiçi:
“Para se me fillu me ba artin e madh apo të vogël, që për mua nuk ekziston, njerëzit thjeshtësisht fillojnë me këndu, pastaj nuk ka fund”.
Mes spektatorëve, malli dhe krenaria dhe emocionet janë të dukshme. Shumë prej tyre shprehen se i kanë ndjekur artistët edhe në Shqipëri dhe është kënaqësi t’i shohin në skenë në atdheun e ri.
Sopranoja Inva Mula, e cila ka qenë e pranishme para spektatorit shqiptar prej dekadash, thotë se komuniteti shqiptar është një artdashës i sofistikuar dhe pret gjithnjë e më shumë nga interpretuesi, shkruan koha.net, përcjell albinfo.ch.
Koncerti i organizuar nga Pasqyra Shqiptare, emisioni televiziv që prej 17 vjetësh është pranë komunitetit shqiptar të Torontos, do të shfaqet në disa qytete në Amerikën e Veriut në ditët në vazhdim.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













