Lajme
Inflacioni më i lartë në 2 dekada, çmimet e mallrave rriten me 5.7%
Çmimet e mallrave kryesore në Shqipëri u rritën me 5.7% në fund të marsit, duke shënuar nivelin më të lartë të dy dekadave të fundit.
Një vit më parë inflacioni ishte 1.2%.
Rritjen më të lartë e ka pësuar grupi i transportit, me 20% i ndikuar nga çmimi i naftës dhe gazit.
Në total çmimet e ushqimeve të shportës janë 9.3% më të shtrenjta, ku vetëm vaji shitet 22.4% më shumë se një vit më parë, i ndjekur nga çmimi i bukës që rezulton 15.8% më i lartë, ndërsa qumështi, djathi, vezët dhe sheqeri janë rritur 10% më shumë se marsi i vitit 2021.
Edhe grupet e tjera kanë pësuar një rritje zinxhir për shkak të shtrenjtimit të kostove bazë të prodhimit.
Çmimet në hotele dhe bar-restorante u rritën me 4.5%. Veshjet dhe këpucët 1.5%, argëtimi 3.5%, mobilie e pajisje 1.4%.
Sektori i vetëm që nuk ka pasur ndryshime të çmimeve është shëndetësia.
Banka Qendrore mban një objektiv 3% për nivelin e inflacionit të Shqipërisë, për shkak se vendet që kanë ekonomi në zhvillim duhet të kenë një rritje të kërkesës, e cila përkthehet në rritje të çmimeve.
Pavarësisht kësaj, rritja e inflacionit këtë vit është e importuar, pasi është ndikuar nga rritja e çmimeve të mallrave jashtë vendit./Euronews
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Studentët shqiptarë në Frankfurt, diskutime për përfshirje në zhvillimin e Kosovës Konsullata e Kosovës thekson rëndësinë e rrjetëzimit dhe angazhimit të të rinjve në diasporë... -
Mbrëmje kulturore në zemër të Frankfurtit -
Fehim Abazi: “Kurban Bajrami na kujton përgjegjësinë ndaj familjes, shoqërisë dhe njëri-tjetrit” -
Urim për Festën e Kurban-Bajramit nga Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër -
Gjermani
Shqiptarja e parë që u prezantua në kopertinën e “Deutsche Dermatologie” rifiton shtetësinë e Kosovës
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












