Lajme
Infektologu kosovar: Java e ardhshme do të jetë piku i COVID19
Lidhur me situatën aktuale rreth pandemisë Covid-19 ka folur Dr. Zenel Shatri, infektolog.
Ai përmes një lidhjeje direkte u është përgjigjur qytetarëve, një projekt ky i ri i Spitalit të Pejës “Direkt me Doktorin”.
Shatri duke folur për zanafillën e virusit korona, ka thënë se ai ekziston që nga vitet e 60-të, por që në Wuhan vitin e kaluar u shfaq si sëmundje e re që e mori emrin COVID19.
“Tani është një sëmundje e re, ka mendime të ndryshme, por inkubacioni është momenti i hyrjes së virusit në trupin e njeriut e deri te simptomat që janë të pranishme pas një dite, deri në 14, por në disa raste edhe pas 24 ditëve.
Sëmundja mund të kalojë si flamë, e më pas merr edhe forma më të rënda. Simptomat janë me temperaturë, kollë të thatë, ethe, frymarrje të vështirë e lodhje e rraskapitje”, tha ai, përcjell Indeksonline.
Infektologu kosovar tha se nëse zbatohen rekomandimet e IKSHPK-së, pasi që janë marrë edhe masa të mira për mbrojtje, beson që s’do të përsëritet rasti i Italisë.
Ndërsa ai dha mendimin e tij profesional se deri kur pritet të zgjasë kjo pandemi.
“Masat kryesisht janë të qëndruarit në shtëpi, izolimi dhe vetizolimi. Virusi mbetet në tokë, për atë duhet të respektohet largësia.
Në bazë të trendit, piku në Kosovë pritet të jetë në këto dy javë, por prapë është hipotezë se s’dihet me siguri, por qysh është duke ecur, piku mendoj do të jetë në javën e ardhshme sipas ekspertëve këtu.
Saktësisht nuk dihet sa do të zgjasë. Dikund në vendet e Ballkanit, si Shqipëri e Kosovë, ka qenë edhe më përpara se ka pas të sëmurë të tillë, por që piku ende nuk është. Maksimumi i paraqitjes do të jetë java e ardhshmë, deri kah gjysma e prillit.
Se si do të shkojë varet nga ne. Nëse u përmbahemi këshillave dhe rekomandimeve, atëherë do të dalim më mirë se vendet e tjera”.
https://www.facebook.com/spitalipeje/videos/652159345585450/?t=0
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor











