Bota
India planifikon kampe për imigrantët
Myslimanët po frikësohen nga to
Më shumë se katër milionë njerëz në Indi, shumica prej tyre myslimanë, janë në rrezik që të shpallen imigrantë të huaj, pasi qeveria indiane ka vendosur ta çojë përpara agjendën nacionaliste hinduse, e cila e ka vënë në sprovë traditën pluraliste të këtij vendi.
Ndjekja e imigrantëve nga shteti po vihet në pah në Assam, një rajon i varfër malor pranë kufirit me Birmaninë dhe Bangladeshin. Shumë njerëz, të cilëve u është vënë në pikëpyetje shtetësia, janë të lindur në Indi dhe më parë i kanë gëzuar të gjitha të drejtat e shtetësisë, siç është e drejta e votimit.
Autoritetet shtetërore janë duke i zgjeruar me shpejtësi gjykatat për të huajt dhe po planifikojnë të ndërtojnë kampe të reja të ndalimit. Qindra njerëz janë arrestuar për shkak të dyshimeve se janë imigrantë të huaj, përfshirë një veteran mysliman të ushtrisë indiane.
Aktivistët lokalë dhe avokatët po thonë se dhimbja e mbetjes jashtë listave preliminare të personave me shtetësi indiane dhe frika nga burgu i ka shtyrë dhjetëra njerëz të bëjnë vetëvrasje.
Sidoqoftë, partia në pushtet e kryeministrit Narendra Modi nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga planet e veta. Ato janë të bazuara në programin nacionalist, me të cilin qytetarët do të detyrohen të sjellin prova që janë qytetarë në pjesë të tjera të Indisë, shkruan “New York Times”, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë















