Integrimi
Imami Bekim Alimi: “Jemi me fat që jetojmë në një shtet ku funksionon ligji”
„Në një situatë të qetë, kjo çështje përfundoi. 26 asamblistë votuan pro dhe 10 kundër. Pas përfundimit, kryetari i SVP-së, deputetë e së cilës votuan kundër dhe shumë të tjerë më uruan për rezultatin që sollën votimet“ – tha Alimi
Mbledhjen e Asamblesë së qytetit Wil, në të cilën votohej për natyralizimin e tij, e ka ndjekur për së afërmi edhe imami shqiptar i xhamisë së Wilit, Bekim Alimi. Pas përfundimit të votimit, Alimi u prononcua për albinfo.ch, me ç`rast na informoi rreth ecurisë së mbledhjes.
„Në një situatë të qetë, kjo çështje përfundoi. 26 asamblistë votuan pro dhe 10 kundër. Pas përfundimit, kryetari i SVP-së, deputetë e së cilës votuan kundër dhe shumë të tjerë më uruan për rezultatin që sollën votimet“ – tha Alimi.
“Nga ana tjetër mendoj se shteti zviceran dhe institucionet e tij, vazhdojnë të jenë në shërbim të qytetarëve duke kryer punë serioze, siç kanë vepruar deri më tani. Prandaj me këtë rast lirisht mund t`i uroj edhe organet shtetërore, shtetin juridik dhe funksionalitetin e tij. Jemi të gëzuar që jetojmë në një shtet në të cilin funksionon ligji“ – përfundoi bisedën me ne, Imam Bekim Alimi, të cilit deri më tani i ishte kontestuar e drejta e nënshtetësisë.
Ndryshe, kërkesën për natyralizim, Alimi e kishte shtruan tek organet gjegjëse që në fillim të vitit 2015. Por ajo qe kontestuar për shkak se një ish asamblist kishte shprehur rezeva kudrejt personalitetit të tij. Akuzat e njëpasnjëshme për radikalizim, që u bënë në adresë të tij, i dhanë një jehonë të madhe këtij rasti dhe detyrimisht ai më vonë u politizua.
Votimit të sotëm për natyralizimin e Bekim Alimit i është dhënë publicitet shumë i madh në mediet zvicerane, në veçanti në ato të Zvicrës lindore.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto










