Feja
Imamët shqiptarë të Zvicrës apelojnë kundër ekstremizmit fetar
"Ne u rekomandojmë përgjegjësve të xhamive që edhe më tej t’i kontrollojnë më ashpër masat e përshtatshme kundër radikalizimit dhe keqpërdorimit të hapësirave të xhamive", thuhet veç tjerash në kumtesën e UISHZ
Unioni i Imamëve Shqiptarë në Zvicër (UISHZ) shpreh keqardhjen që situata në xhaminë “En-Nur” në Winterthur ka eskaluar deri në këtë masë.
Ne kemi besim të plotë në autoritetet e sigurisë dhe të përndjekjes në Zvicër dhe jemi të sigurt se asnjërit nga të arrestuarit nuk do t’i bëhet padrejtësi dhe se drejtësia do ta gjejë vendin e vet.
Nëse vërtetohen dyshimet ekzistuese se kjo xhami ka qenë inkubator i radikalizmin dhe ekstremizmin fetar, kjo do të na dëshpërojë dhe zhgënjejë edhe më tepër. Kjo do të nënkuptonte se përfaqësuesit e kësaj xhamie kanë dështuar në kontrollimin e faltores së tyre. Kjo barazohet, për ne, me një tradhti ndaj Islamit, ndaj xhamisë dhe ndaj të gjithë myslimanëve.
Xhamia është një vend ku adhurohet Zoti dhe ku sqarohet dhe jetohet Fjala e Tij, Fjalë e cila nënkupton paqe, siguri dhe mirëqenie për të gjithë.
Ne besojmë në një Islam të këtillë dhe çdo interpretim tjetër i këtij mesazhi hyjnor do të nënkuptojë për ne një keqinterpretim dhe keqpërdorim të Islamit.
Ne edhe një herë u rekomandojmë përgjegjësve të xhamive që edhe më tej t’i kontrollojnë më ashpër masat e përshtatshme kundër radikalizimit dhe keqpërdorimit të hapësirave të xhamive.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”










