Lajme
Identifikohet në Zvicër varianti BA.2.86 i Covid-19
Varianti BA.2.86 i Covid-19 po monitorohet nga afër nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, pasi është zbuluar në ujërat e zeza në Zvicër. Deri më sot, rreth dhjetë raste janë vërejtur në pesë vende, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Ky variant ka më shumë se 30 mutacione, për këtë arsye, një javë më parë OBSH-ja ka vendosur ta përfshijë atë në variantet që do të monitorohen, së bashku me gjashtë variante të tjera.
Megjithatë nuk konsiderohet të jetë një variant i rrezikshëm.
“Gjithçka do të varet nga qarkullimi në një vend të caktuar. Rastet janë identifikuar në Danimarkë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Izrael, Britaninë e Madhe dhe Afrikën e Jugut. Varianti gjithashtu është zbuluar në ujërat e zeza në Zvicër dhe Tajlandë”, ka thënë në një deklaratë për media sot epidemiologia e OBSH-së, Maria Van Kerkhove.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Cakolli: VV-ja mund ta formojë qeverinë nëse siguron 65 për qind të votave të diasporës Sipas hulumtuesit të Demokracisë në Veprim, rezultati i votimit jashtë vendit mund të jetë vendimtar për... -
KQZ nis sot numërimin e votave nga përfaqësitë diplomatike, mbi 22 mijë qytetarë votuan jashtë vendit -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Gjermani
Ambasada e Kosovës organizon panel me diasporën shqiptare në Berlin -
Diaspora
Mijëra qytetarë të Kosovës votojnë sot në ambasada dhe konsullata
Jeta në Austri
-
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar Austria planifikon rregulla të reja për vdekjen e asistuar, duke balancuar autonominë e pacientit, mbrojtjet ligjore... -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa -
Alarm në Vjenë: Shumë mace bien nga dritaret, paralajmërohen dënime të larta













