Kosova
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim
U largua në Francë me fëmijët pa autorizim, 30-vjeçarja përballet me hetime
Një rast i dyshuar i marrjes së kundërligjshme të fëmijëve është duke u hetuar nga Policia e Kosovës, pasi një 36-vjeçar nga Malisheva ka raportuar se ish-bashkëshortja e tij është larguar me fëmijët në Francë pa pëlqimin e tij, transmeton albinfo.ch.
Sipas denoncimit, çifti ndodhet në proces ndarjeje, ndërsa burri pretendon se ish-bashkëshortja ka marrë fëmijët dhe është larguar jashtë vendit pa autorizimin e tij. Ai ka deklaruar se, që nga largimi i tyre, nuk ka pasur asnjë kontakt me fëmijët dhe ka kërkuar ndërhyrjen e institucioneve kompetente.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar për veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”, ndërsa hetimet janë në vazhdim për zbardhjen e plotë të rrethanave.
Autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje të tjera lidhur me rastin, ndërsa procedurat ligjore pritet të vazhdojnë në përputhje me hetimet.
Shënim: Personi i përmendur në këtë rast prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë të gjykatës. /Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih Në këtë panel të veçantë do të marrë pjesë artisti shqiptar nga Kosova Ramë Dardania, së... -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare -
“Mora Fjal” e Shkurte Fejzës pjesë e filmit amerikan për Luftën e Kosovës -
Të premten i jepet lamtumira e fundit tre mërgimtarëve të aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht Një "shpërthim i madh" të hënën në Austri! Klientët e Erste Bank dhe të shumë bankave... -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë












