Lajme
I dyshuari për sulmin në Aarau ishte diagnostikuar me skizofreni, flasin prindërit
Prindërit e 43-vjeçarit të dyshuar për sulmin me armë në Aarau të Zvicrës kanë konfirmuar se djali i tyre ishte diagnostikuar me skizofreni rreth 20 vjet më parë. Ata u kanë kërkuar falje familjeve të viktimave.
Julien G. dyshohet se ka qëlluar rreth 40 herë drejt një turme njerëzish pas një feste technoje në Aarau. Nga sulmi humbi jetën 22-vjeçarja Maria S., ndërsa gjashtë persona të tjerë u plagosën.
I dyshuari u arrestua nga policia në kantonin Jura, më pak se një ditë pas ngjarjes.
Në një intervistë për gazetën zvicerane “Le Quotidien Jurassien”, prindërit e tij thanë se djali kishte jetuar prej vitesh i izoluar dhe se ata ishin ndër të paktët persona me të cilët kishte kontakte.
Sipas babait, Julien G. ishte diagnostikuar me skizofreni dhe në vitin 2007 kishte qëndruar rreth tre javë në një klinikë psikiatrike në Delémont.
Prindërit thanë gjithashtu se ai nuk kishte shfaqur më parë dhunë ndaj familjes. Ata e kishin parë për herë të fundit një ditë para sulmit, ndërsa kishin planifikuar të takoheshin në Itali për pushime familjare.
“Mendimet tona janë me viktimat, familjen e vajzës që humbi jetën dhe të plagosurit. Është e tmerrshme. Kërkojmë falje për djalin tonë”, deklaruan prindërit.
Hetimet për sulmin, motivin dhe rrethanat e ngjarjes janë ende në zhvillim.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











