Uncategorized
I akuzuari për vrasje, pritet të kthehet në Kosovë
Pas vrasjes në vitin 2009, i akuzuari ishte kthyer në Kosovë, pasi që ai në Zvicër në kohën e vrasjes kishte qenë duke qëndruar përkohësisht. Prej atje ishte ekstraduar vetëm në vitin 2015 për të qenë pjesë e procesit gjyqësor
Prej disa ditësh në Gjykatën e Qarkut të Lucernit është duke u zhvilluar një proces gjyqësor ndaj tre të rinjve: dy nga Kosova dhe një nga Maqedonia për vrasjen me thikë të një praktikanti të ri brazilian të kryer në vitin 2009, shkruan luzernerzeitung.ch. Ky gjykim është planifikuar të përmbyllet të premten dhe po i jepet publicitet i theksuar. Por, ajo që ka bërë përshtypje në procesin e zhvilluar të enjten është se njëri nga kosovarët e akuzuar do të lejohet të kthehet në Kosovë madje para të dielës!
Personi i përmendur, pas vrasjes së kryer në vitin 2009 për të cilën ai akuzohet, ishte kthyer në Kosovë, pasi që ai në Zvicër në kohën e vrasjes kishte qenë duke qëndruar përkohësisht, transmeton albinfo.ch. Prej atje ishte ekstraduar vetëm në vitin 2015 për të qenë pjesë e procesit gjyqësor.
Prokuroria Publike e Lucernit kështu ia ka liruar rrugën e lirimit një personi të dyshuar si kriminel të rëndë, shkruan gazeta. Kjo sepse kosovari do të kthehet në Kosovë pas përfundimit të procesit gjyqësor, pavarësisht se si do t`i bëhet gjyqi!
Avokati i të akuzuarit tjetër (atij nga Maqedonia) ka kritikuar qasjen ndaj të akuziarit kosovar duke e cilësuar si lehtësim të paarsyeshëm. Por prokurori e ka arsyetuar këtë pasi që, sipas tij pa siguruar këtë liri, nujk do të bëhej fare e mundur që kosovari të ekstradohej nga Kosova. Ai ka thënë po ashtu se nuk bëhet fjalë për një “udhëtim të bërë për qejf”, përcjell albinfo.ch. Kosovari është dashur të paguante vetë udhëtimin dhe ushqimin. Shteti paguan vetëm hotelin.
Para se të dëshmonte kosovari i përmendur, prokuroria ka qenë e bindur se ai ka qenë dorasi i vërtetë dhe i veëm. Për këtë arsye madje ajo i kishte ndërprerë procedurën ndaj dy të dyshuarve tjerë. Por ndërkohë, ndërprerja e procedurës ndaj maqedonasit është anuluar dhe ai sërish është i dyshuar. E sipas avokatit të tij, ky është një akt arbitrar i prokurorisë.
Prokurori ndërkaq ka thënë se procedurën ndaj tij e kanë rifilluar pas deklarimit të kosovarit se therjen me pasojë vrasjen, e ka bërë pikërisht i akuzuari nga Maqedonia. Kështu, në procesurën aktuale, prokuroria i ngarkon të dy për vrasje me paramendim ose pjesëmarrje në një vrasje të tillë për çfarë kërkon burg shumëvjeçar.
E-Diaspora
-
Nga Ferizaj në skenën e Miss World 2026, Blair Isufi: Ky rrugëtim është për Kosovën Përfaqësuesja e Kosovës në Miss World 2026, Blair Isufi, ka prezantuar historinë e saj personale dhe... -
Konsullata e Kosovës në Gjenevë organizon aktivitete përkujtimore për personat e zhdukur -
Konferenca IV “Ekonomia shpëton Luginën” mbahet me 26 shtator në Bujanoc -
Enis Rexhepi shënon 5 gola ndaj Bayern Munich U-19 -
Bashkatdhetarët përfundojnë pushimet, pritje të gjata në Merdare për të dal nga Kosova
Jeta në Austri
-
Interesim i jashtëzakonshëm për ndeshjen Austri – Kosovë, shiten 40 mijë bileta Sektorët A dhe F janë të rezervuara enkas për tifozët e Kosovës ("Dardanët"), dhe pothuajse janë... -
Austri: Ministria e Financave paralajmëron për mashtrim me ndihmën familjare -
A do të shtrenjtohen hipotekat dhe kreditë nëpër Evropë? -
Austri: Meteorologët japin paralajmërim për stuhi -
20,000 austriakë kërkojnë vende pune si praktikantë mes boshllëqeve në trajnim













