Hungaria mirëpret presidenten Rey dhe shpreson për “milionët kohezivë” nga Zvicra
Në projektin prej 1,257 miliardë frangash që Zvicra i ka dhënë për vendet e hyra në BE nga viti 2000, 130 milionë janë vetëm për Hungarinë
Presidentja dhe ministrja e punëve të jashtme e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey ka pasur sot një vizitë zyrtare në Hungari. Në pritjen që i ka bërë ministri i jashtëm i vendit mikpritës, Janos Martonyi, ky i fundit ka shfaqur shpresën se Zvicra, edhe pas vitit 2012 do të vazhdojë mbështetjen financiare të Hungarisë.
Martonyi edhe me këtë rast është shprehur i kënaqur me projektet të cilat janë nxitur në kuadrin e projektit zviceran të „miliardave kohezivë”. Në këtë projekt prej 1,257 miliardë frangash që Zvicra i ka dhënë për vendet e hyra në BE nga viti 2000, 130 milionë janë vetëm për Hungarinë, shkruan nzz.ch.
Ai ka informuar zonjën Rey edhe mbi synimet kryesore që ka vënë para vetes Hungaria, si vend i cili ka kryesinë e radhës të BE-së. E përbashkëta e këtyre synimeve, sipas tij është që Evropa të shkojë drejt daljes nga kriza.
Presidentja e Zvicrës ka pasur po ashtu një takim edhe me presidnetin hungarez Pal Schmit, ish ambasador i vendit të tij në Zvicër.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










