Koronavirusi: çast pas çasti
Holanda merr vendim të mos përdoren maska
Në kohën që shumë vende të botës e kanë kthyer në detyrim mbajtjen e maskave në vende publike, Holanda merr një vendim të kundërt.
Qeveria holandeze vendosi që njerëzit që mos t’i mbajnë maskat në vendet publike, me arsyen se nuk është provuar efektiviteti i tyre, për të ndaluar përhapjen e Covid.
Vendimi u njoftua nga ministrja e Kujdesit Mjekësor, Tamara van Ark, pas një mbledhje të Institutit Kombëtar të Shëndetit. Qeveria në vend të kësaj do të kërkojë respektim më të mirë të rregullave të distancës fizike pas një rritje të rasteve të koronavirusit në vend këtë javë.
“Sepse nga këndvështrimi mjekësor nuk është dëshmuar efektiviteti i maskave, kabineti ka vendosur që nuk do të ketë asnjë detyrim kombëtar për të mbajtur maska”, tha Van Ark.
Ndërkohë shefi i Institutit u shpreh se mbajtja në mënyrë të gabuar të maskave, bashkë me mos respektimin e distancës, mund të rrisin rrezikun e transmetimit të virusit. “Ne mendojmë që nëse do të përdorni maska në vende publike, atëherë duhet të japësh trajnime për këtë”, tha Jaap van Dissel,shkruajnë mediat atje.
Maskat aktualisht në Holandë kërkohen vetën në transportin publik dhe në aeroporte.
E-Diaspora
-
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro Ansambli tetovar po merr pjesë në aktivitete kulturore në rajonin Lapta/Girne, duke prezantuar valle dhe tradita... -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Profesoresha nga Kosova prezanton në Gjermani rezultatet e bashkëpunimit akademik
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë













