Integrimi
Hetime rreth ekstradimit të vajzës nga Kosova
Policia e ka arrestuar atë, në prezencë të të gjithë nxënësve të tjerë, në momentin që autobusi ku ajo ndodhej u kthye nga udhëtimi
Rasti i një vajze rome nga Kosova e cila është ekstraduar nga policia franceze është duke bërë jehonë të madhe jo vetëm në shtypin frëng.
Qeveria franceze ka bërë të ditur sot, se do të hetojë trajtimin që i është bërë një vajze kosovare, 15 vjeçare, në prani të nxënësve të tjerë të klasës, nga ana e policisë, derisa ajo dhe familja e saj ishin në procedurë ekstradimi, si imigrantë të paligjshëm.
Grupe për të drejtat e imigrantëve, e madje edhe anëtarë të Partisë Socialiste, e cila është në pushtet, i kanë quajtur mënyrat e ekstradimit, si shokuese.
Familja Dibrani, la Kosovën rreth pesë vjet më parë, për shkak të përkatësisë së saj rome, e cila sipas aktivistit Jean-Jacques Boy, i përballë ata me diskriminim dhe mundësi më të pakta.
Ministria e Brendshme bëri të ditur sot, se kësaj familjeje i ishte refuzuar kërkeza për azil, prandaj ata duhej të largoheshin nga Franca, raporton AP. Si rrjedhojë policia arrestoi të gjithë familjen, me perjashtim të njërës prej vajzave, e cila ishte në një udhëtim me shkollën.
Policia e arrestoi atë, në prezencë të të gjithë nxënësve të tjerë, në momentin që autobusi ku ajo ndodhej u kthye nga udhëtimi. Nxënësit dhe prindërit që ishin prezentë në ngjarje, sipas aktivistëve, u tronditën nga incidenti.
Ministri i Brendshëm, Manuel Valls, i cili po përballet me kritika të fuqishme për rastin, tha se do të nisin hetimet, të cilat do të analizojnë mënyrën se si u arrestua vajza, transmetin Radio Evropa e Lirë.
Çështja e ekstradimit të romëve vazhdon të jetë temë shumë e ndjeshme në Francë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto












