Kosova
Haradinaj: Po na kërkohet të japim veriun për njohje nga Serbia
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përsëritur edhe një herë se heqja e tarifës doganore për mallrat e Serbisë lidhet me njohjen e shtetësisë së Kosovës.
“Nëse duan të rikthejnë tregun, ne e duam njohjen, nuk jam duke tepruar apo duke u prishur me ndonjë mik, ne po veprojmë ashtu siç vepron bota moderne, më jep njohjen- ta kthej tregun”, është shprehur Haradinaj gjatë një fjalimi në një akademi përkujtimore në Junik.
Ai ka kritikuar liderët politikë, përfshirë edhe ata që janë në koalicionin qeverisës, për shkak të, siç ka thënë ai, deklaratave se pezullimi i tarifës duhet të bëhet për të ruajtur miqësinë e Kosovës me Shtetet e Bashkuara, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Ai rikujtoi ditët kur të ata, sipas tij, pavarësisht kundërshtimeve të SHBA-së, synonin ta shfuqizonin Ligjin për Gjykatën Speciale për krime të luftës.
“Është mirë që ne të jemi të sinqertë me miqtë tanë, me SHBA-në, me Evropën dhe të tregojmë arsyen e marrjes së këtij vendimi. Kur e kemi pasur për vete, që u frikësonim nga Gjykata Speciale, jemi munduar ta rrëzojmë ligjin në Kuvend, edhe unë kam pas dëshirë të shfuqizohet. Edhe ne nuk dëgjonim se amerikanët thoshin se po na ngulni thikën pas shpine. Njerëzit e njëjtë kemi qenë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj, të njëjtit kemi qenë”, ka theksuar Haradinaj.
Duke u ndërlidhur me idenë e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, për pezullimin e tarifës për 120 ditë, në mënyrë që të vazhdohet me procesin e dialogut me Serbinë, Haradinaj ka thënë se nëse ndodh ky lloj pezullim, atëherë sipas tij, nuk do të ketë më nevojë për taksë.
“Në këtë rast, ai mall që hynë për 120 ditë mbetet këtu për 10 vjet”, ka deklaruar kryeministri i Kosovës.
Sa i përket mundësisë së arritjes së ndonjë marrëveshjeje eventuale me Serbinë, Haradinaj ka thënë se bashkësia ndërkombëtare vazhdimisht ka kërkuar nga Kosova “të japë tokë në këmbim të njohjes së pavarësisë se Kosovës nga Serbia”.
“Kanë kërkuar që të jepet tokë. Kanë kërkuar veriun, ku janë minierat, është pasuria. Sot, nuk kryejnë shumë punë, por ndoshta në të ardhmen, janë shumë jetike për Kosovën. Ose është thënë se nëse nuk jepni tokë, jepni një Republikë brenda Republikës”, ka thënë ai.
Qeveria e Kosovës ka thënë tarifë prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar, shkruan REL, përcjell albinfo.ch.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë kundërshtuar këtë masë dhe kanë kërkuar pezullim të menjëhershëm të saj.
E-Diaspora
-
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë Policia dhe familja kërkojnë ndihmë për gjetjen e djalit të zhdukur që nga mëngjesi i sotëm... -
Nju-Jork
“United FestivAlb” bashkon diasporën shqiptare në Nju-Jork -
Kanadë
“Dy Emra / Two Names”, filmi nga Toronto që sfidon heshtjen mbi lirinë e gruas shqiptare -
St.Gallen
Njihuni me Flamur Ademin, talentin shqiptar që i bashkohet St. Gallen U15 -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit
Jeta në Austri
-
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit Kur isha në shkollë fillore, 1 Maji për mua ishte thjesht një ditë në natyrë me... -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026 -
Autoritetet e Austrisë dhe Shqipërisë çmontojnë rrjet kriminal të mashtrimeve online me vlerë 50 milionë euro, 10 të arrestuar -
Trupa e teatrit të Gjakovës “Hadi Shehu” shfaq me 27 prill vepren “Vojçeku” në Vjenë -
Austria planifikon rregulla më të rrepta për ofertat e kreditit online














