Kosova
Haradinaj: Pa njohje nga Serbia, nuk heqim taksën

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se masat që janë vendosur në produktet që vijnë nga Serbia duhet të jenë të përhershme, deri në njohje.
“Derisa Serbia nuk e njeh Kosovën shtet të pavarur, nuk duhet të largohet kjo masë. Do të na jepet ndonjë çmim si kundërvlerë për këto masa, por Kosova nuk është mirë t’i largojë derisa nuk njihet pavarësia. Jo se e kemi zbuluar Amerikën, por ju siguroj që pa një qasje të tillë, është e pamundur të arrihet një marrëveshje obliguese e njohjes së ndërsjellë”, ka thënë kryeministri Haradinaj në seancën e sotme të Kuvendit.
Kryeministri ka kërkuar unitet nga partitë politike për këtë temë, njësoj sikurse me ushtrinë.
Ndërsa, ai ka kërkuar nga sipërmarrësit të mos e keqpërdorin këtë vendim që e ka marrë Qeveria.
“Mos merrni këshillë nga fqinjët që të rriten çmimet me shpresën se Qeveria lëshon rrugë. Nuk është rrugë ajo. Të rrimë bashkë se do t’ia dalim bashkë”, ka thënë Haradinaj.
E-Diaspora
-
Shkencëtari Ardian Jusufi zbulon se një lloj i “ketrave fluturues” mund të përdoren në robotikë Gjetjet e ekipit të drejtuar nga Prof. Dr. Ardian Jusufi një ditë mund të mundësojnë prodhimin...
-
Mësojmë Shqip në Diasporë me “Metodë praktike për mësimin e gjuhës shqipe”
-
Mbi pozitën e gruas shqiptare, dhunën në familje dhe diversitetin
-
Artisti Sislej Xhafa, sjell ekspozitë të veçantë në Alpet e Zvicrës
-
Gjermani: Shoqatat shqiptare prezantojnë kulturën dhe traditat
Jeta në Austri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave Blerja e një shtëpie mbetet e papërballueshme për shumë familje. Sipas llogaritjeve të publikuara të mërkurën...
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti
-
Austri: Prej 1 korrikut, kosto më të larta për këto shërbime
-
Austria do dyfishojë fondet për shëndetin mendor në shkolla pas tragjedisë në Graz