Kosova
Haradinaj: Jam i detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama
Replikat mes tyre vijnë në një kohë kur politika në dy anët e kufirit është përfshirë në debat për nismën “Open Balkan”
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, i është përgjigjur kryeministrit Edi Rama, duke dhënë një version tjetër në lidhje me debatin në Berlin në prani të kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.
Në një intervistë për Radio Televizionin e Kosovës, Haradinaj konfirmoi se ka pasur bisedë me tone të ashpra, por sqaroi se i është drejtuar kryeministrit Rama dhe jo liderëve europianë.
Ai i cilësoi të pabazuara pretendimet e kryeministrit të Shqipërisë dhe tha se u detyrua të ngrinte zërin për shkak se në atë kohë Rama ka qenë i rreshtuar gabim, për ndarjen e Kosovës, për hapjen e kufijve të Ballkanit, një qëndrim i rrezikshëm që do ta çonte rajonin në luftëra të reja.
Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Rama, se qëndrimi i Haradinajt për t’u treguar arat liderëve europianë humbi shansin e Kosovës për liberalizimin e vizave, ish-kryeministri kosovar dha këtë përgjigje: “Jam detyruar t’i mbroj arat nga vëllai im Edi Rama”, tha ai, përcjell Albinfo.ch.
Një ditë më parë, kryeministri Edi Rama tha se qeveria gjermane mbështet ‘Open Balkan’ dhe hodhi poshtë kritikat ndaj kësaj nisme. Sipas tij, Gjermania pret nënshkrimin urgjent të marrëveshjeve për Tregun e Përbashkët Rajonal para Samitit BE-Ballkan më 6 tetor”.
Por për Jeton Zulfaj, këshilltar politik i kryeministrit Albin Kurti, Gjermania nuk mbështet këtë nismë, por Tregun e Përbashkët Rajonal në kuadër të Procesit të Berlinit”.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare Kandidatja e LDK-së për presidente do të udhëtojë së bashku me Lumir Abdixhikun për një bashkëbisedim... -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Nju-Jork
Tragjedi në Manhattan: 56-vjeçarja shqiptare humb jetën pasi ra në një pusetë elektrike -
Londër
Kur i thanë “nuk je për këngëtare”, Dua Lipa vendosi të mos dorëzohet
Jeta në Austri
-
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri Përmes pikturave, artisti Fejzullahi paraqet ndërthurjen e dy kulturave, asaj shqiptare dhe austriake, duke sjellë një... -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet












