Kosova
Haradinaj: FSK është krenaria e të gjithëve
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në vazhdën e vizitave të sotme, në prag të Vitit të Ri e përmbylli me vizitën në Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Me këtë rast kryeministri në detyrë Haradinaj u shpreh se qëllimi i shkuarjes në FSK ishte për t’ua shprehur atyre respektin dhe falënderimin që edhe sonte në natën e Vitit të Ri, janë në punë.
“Qëllimi i ardhjes është të ju falënderojmë dhe shprehim respekt për ju dhe gjithë kolegët e juaj që janë në punë në çdo kohë, por sot veçanërisht për ata që janë në detyrë e nuk mund të jenë bashkë me familjet e veta dhe t’iu them që krenohemi me ju me ushtrinë tonë. Njëkohësisht si ushtri e jona që jemi ne i shprehim falënderim ushtarëve të NATO-s që shërbejnë në Kosovë, i dërgojmë përshçndetjet më të mira komandantit të KFOR-it këtu, komandantëve të brigadave”, u shpreh kryeministri në detyrë Haradinaj.
Ndër tjerash, kryeministri në detyrë Haradinaj tha se ajo që na bën krenarë është që vërtet FSK-ja e ka besimin e të gjithëve pa dallime por edhe respektin e besimin e aleatëve të ushtrive të botës, të miqve që kur vijnë tek ne në takime i thonë fjalët më të mëdha për ju, shkruan telegrafi, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut Sopranoja shqiptare falënderoi dirigjentin, ekipin artistik dhe Operën e Cyrihut pas përfundimit të produksionit “Così fan... -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi -
Oda Ekonomike e Kosovës fton bizneset në takimet B2B me diasporën -
Kosovare Asllani vazhdon kontratën me London City Lionesses deri në vitin 2027
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas











