Shqipëria
Hapja e bisedimeve me BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë është fitore strategjike
Nëse BE nuk tregohet si fuqi rregulluese në dyert e shtëpisë së saj - atëherë ku tjetër?, shkruan fillimisht prestigjiozja zvicerane “NZZ”.
Duke treguar debatet e brendshme kontraverse mes anëtarëve të BE, më në fund u arritën të binden diplomatët hollandezë dhe francezë për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë në qershor 2019. Kjo është një arsye për fitore strategjike, përcjell albinfo.ch. Megjithatë dy vendet duhet të vijojnë luftën kundër korrupcionit dhe përmirësimin e shtetit ligjor.
“Nga fundi i luftrave jugosllave ka një marrëveshje mes BE dhe shteteve të këtij rajoni: të gjithë shtetet janë të mirë se ardhura për t’u bërë anëtare, nëse fuqizojnë shtetin ligjor, të legjitimojnë qeverinë në mënyrë demokratike, të liberalizojnë ekonominë dhe të krijojnë marrëdhënie të mira fqinjësore,” përcjell albinfo.ch. Shqipëria kreu reformën në drejtësi, Maqedonia ndryshoi emrin duke përmirësuar raportet me fqinjët janë sukseset e dy shteteve, por që normalisht duhet të punohet akoma më tepër.
Çudia franceze
Presidenti francez Emanuel Macron solli idenë se përpara zgjerimit njëherë BE duhet të reformohet, ndërsa pala hollandeze kishte frikën se me anëtarësimin e shteteve të varfëra duhet të shtohet buxheti për ti mirë mbajtur ata. Dhe natyrisht Shqipëria dhe Maqedonia do jenë tërheqësit e buxhetit neto nga BE.
Përkundër kësaj, “është e një rëndësie gjeostrategjike afrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë. Ata janë vërtet shtete të vogla, por mjaft të rëndësishme,” përcjell albinfo.ch.
Një e katërta e popullatës në Maqedoni janë shqiptarë, lojaliteti i të cilëve është i varur nga të drejtat si komunitet, trajtim i barabartë me maqedonasit, autonomi kulturore. Këto janë kërkesa ku Maqedonia mund t’i plotësojë vetëm nëse bëhet pjesë e familjes europiane.
Në anën tjetër nuk ka vdekur kurrë ideja e një Shqipërie të madhe. Që kjo nuk është kërkuar dukshëm nga shqiptarët, lidhet me idenë se ata një ditë do jetë të gjithë shtetas të BE.
Pra do ishte dobësi e BE-së nëse nuk do arrinte të tregonte autoritetin e saj përballë portave të shtëpisë së saj.
E-Diaspora
-
Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi Takimi u zhvillua në Ferizaj, me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME... -
Vëllai i Dua Lipës po ndërton emrin e tij në muzikën elektronike -
Gjermani
Mbi 120 fluturime nga Gjermania drejt Kosovës vetëm brenda një jave -
Arijon Ibrahimoviq asiston për Bayernin në fitoren ndaj Aston Villas -
Zvicër
Admir Mehmedi emërohet në bordin sportiv të Winterthurit
Jeta në Austri
-
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat Këtë vit, Equal Pension Day në Austri shënohet më 9 gusht. Kjo datë simbolizon momentin kur... -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar -
Kosovë: Një jetë e re për qentë endacakë -
Kancelari austriak thotë se kujdesi për fëmijët nuk është punë












