Lajme
Hapet klasa e re e mësimit të gjuhës shqipe në Schwabach
Zgjerimi i mësimit plotësues në gjuhën shqipe vazhdon në Bavari
Në qytetin e Schwabach është hapur klasa më e re e LAPSH-it, duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në këtë zonë të Bavarisë, shkruan albinfo.ch.
Klasa do të udhëhiqet nga mësuesja Drita dhe pritet të kontribuojë në rritjen e numrit të nxënësve që ndjekin mësimin plotësues në gjuhën shqipe.
Nga Shkolla Shqipe në Bavari u shprehën falënderime për të gjithë ata që, me bashkëpunimin dhe përkushtimin e tyre, mundësuan hapjen e kësaj klase të re. Në përfundim të takimit inaugurues, nxënësit u pajisën me librat shkollorë, duke nisur kështu zyrtarisht rrugëtimin e tyre në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës amtare.
Vlen të theksohet se mësimi do të zhvillohet çdo të premte nga ora 14:00 deri në 15:30.
Klasa do të mbahet në ambientet e Luitpold-Grundschule Schwabach (Schillerplatz 1, 91126 Schwabach)./Albinfo.ch

E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











