Lajme
Guben, qyteti gjerman që tërheq banorë me banim të përballueshëm
Në qytetin e vogël të Guben, në kufirin lindor të Gjermanisë me Poloninë, Anika Franze, 38 vjeç, ka gjetur jetën që gjithmonë dëshironte. “Nuk ke problem të gjesh një banesë të përballueshme, nuk ka bllokime trafiku dhe as orë të pikut. Nuk kam pasur kurrë vështirësi në gjetjen e një vendi parkimi,” thotë ajo duke buzëqeshur, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Anika, e lindur në Berlinin Lindor, jetoi atje për pjesën më të madhe të jetës, por ritmi i ngjeshur dhe çmimet e larta të banimit e bënë të kërkonte një alternativë. E gjeti atë në Guben, përmes një programi të quajtur “Banim me provë”, që u lejon njerëzve të jetojnë për një muaj me vetëm 100 euro në javë, për të nxitur banorët e rinj në qytet dhe për të luftuar rënien e popullsisë.
Qyteti, dikur i njohur për industrinë e tekstilit dhe prodhimin e kapeleve, ka pësuar një tkurrje drastike. Nga pothuajse 33 000 banorë para 30 vitesh, sot ka rreth 16 600, dhe mosha mesatare ka arritur në 58 vjeç. Kryetari i bashkisë, Fred Mahro, thekson: “Na mungon një brez i tërë.”
Megjithatë, programi ka filluar të sjellë rezultate. Vitin e kaluar 30 persona provuan të jetojnë në Guben dhe gjashtë prej tyre u vendosën aty përfundimisht. Këtë vit kanë aplikuar tashmë 40 persona nga Gjermania, Belgjika, por edhe vende më larg si Algjeria, Egjipti dhe Brazili, transmeton albinfo.ch.
Por sfidat janë të mëdha. Landet lindore të Gjermanisë përballen me reputacionin e tyre për ekstremizmin e djathtë, ndërsa në zgjedhjet e fundit federale pothuajse 39 për qind e banorëve të Guben votuan për partinë Alternativa për Gjermaninë (AfD). Nga ana tjetër, Anika thekson: “Njerëzit kanë paragjykimet e tyre, por unë besoj se mund të krijosh lidhje me ta, vetëm duhet kohë për t’u mësuar me diversitetin.”
Pavarësisht sfidave, ajo ka gjetur qetësinë që kërkonte dhe tashmë po përmbush edhe ëndrrën e fëmijërisë: të mësojë kalërimin. “Nuk e di nëse dua të plakem këtu, por edhe në Berlin nuk jam e sigurt se do të doja ta bëja këtë,” përfundon ajo, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Austri: Deri në 17 për qind më shumë natyralizime në gjysmën e parë të vitit Në gjysmën e parë të këtij viti, 17 për qind më shumë njerëz u natyralizuan në... -
Shkollat e Policisë në Vjenë përballen me vende të zbrazëta pavarësisht 900 aplikantëve -
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas











