Kosova
Grupmosha më e infektuar në Kosovë, nga 20 deri 29 vjeç
Kosova dje ka shënuar rekord të rasteve të infektimit me COVID-19, ku brenda 24 orëve janë konfirmuar 2 mijë e 110 raste. Nga rastet e reja, 1 mijë e 187 ishin femra, kurse 923 meshkuj.
Grupmosha më e prekur nga koronavirusi po vazhdon të jetë prej 20 deri 29 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara 473. Pastaj, grupmosha 30 deri 39 vjeç, gjithsej raste të konfirmuara në 24 orët e fundit, 408.
Grupmosha 40 deri 49 vjeç, raste të konfirmuara 409. Pastaj, nga grupmosha 50 deri 59 vjeç, raste të konfirmuara 333.
Si pasojë e rritjes së rasteve me koronavirus, Qeveria e Kosovës ditën e mërkurë ka marrë vendim për ashpërsimin e masave kundër koronavirusit.
Me vendimin e ri të Qeverisë, nga data 20 gusht janë ndaluar dasmat dhe ahengjet e tjera familjare, kurse sektori i gastronomisë lejohet të punojë deri në orën 22:30.
Ekspertët shëndetësorë në vazhdimësi janë duke bërë thirrje që qytetarët të vaksinohen. Ndërkaq, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 622.068 doza të vaksinës.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?














