Shqipëria
Greqi: Një 22-vjeçar shqiptar gjendet pa shenja jete
Ai është gjetur në banesën e tij dhe këto janë dyshimet e para.
Një 22-vjeçar shqiptar është gjendur pa shenja jete në Kretë të Greqisë. Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Mediat greke raportojnë se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur, është gjetur i pajetë brenda banesës së mikut të tij, ku po qëndronte kohët e fundit. Ka qenë pronari i banesës ai i cili e ka gjetur 22-vjeçarin, e më pas ka njoftuar autoritetet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e po heton mbi ngjarjen e rëndë. Ndërkohë pritet përgjigjja nga autopsia për të hedhur dritë mbi vdekjen e shqiptarit. Gjithashtu, sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si shkak i mbidozës, pasi i riu njihej si përdorues i lëndëve narkotike./tch
E-Diaspora
-
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri Të martën, më 15 shtator, në orën 19:00, para Hôtel de Ville në Gjenevë, është paralajmëruar... -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh -
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës
Jeta në Austri
-
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions Një pjesëmarrës nga Salzburgu fitoi 111,5 milionë euro në shorteun e së premtes të EuroMillions, njoftoi... -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili














