Shkurt.ch
“Google” ka filluar t’i shlyejë webfaqet zvicerane
“Google” ka filluar t’i shlyejë webfaqet zvicerane në bazë të një vendimit të Gjykatës së Bashkimit Evropian. Megjithatë, është e paqartë se a është kjo e lejuar.
“E drejta për harresë” do të zbatohet edhe në Zvicër. Pyetja është se është kjo në kundërshtim me lirinë e informimit.
Prej kur Gjykata e Bashkimit Evropian (EuGH) ka detyruar Googlen në maj të zbatojë ligjin e ashtuquajtur „E drejta për harresë”, në kompaninë e internetit është duke u punuar me të madhe. Google nuk guxon më të paraqesë në listën e rezultateve webfaqe me përmbajtje të të dhënave të personave të prekur që e kërkojnë në gjë të tillë.
Plot 100 mijë kërkesa i ka pranuar Google deri sot që janë në duar të juristëve, të cilët vendosin prej rastit në rast, se si t’iu përgjigjen këtyre kërkesave.
Megjithëse Gjykata e Bashkimit Evropian këtë vendim e ka lëshuar vetëm për shtetet e Bashkimit Evropian, Google ka reaguar edhe në 32 shtetet e Eftas dhe me këtë edhe në Zvicër. Deri në qershor Google ka pranuar 1645 kërkesa për shlyerje në 7085 adresa.
Ndërkohë ata kanë nisur t’i shlyejnë webfaqet e para, njofton zëdhënësi i Googles, Samuel Leiser, për agjencinë e lajmeve SDA.
Se sa webfaqe janë shlyer prej rezultatit të kërkesave në Google deri më tani nuk dihet. Po ashtu nuk do të publikohet një listë me webfaqet e shlyera. Mirëpo, pronarët e webfaqeve do të njoftohen rreth largimit të linkut të tyre nga dritarja e kërkimit të rezultateve. Verifikimit të kërkesave do t’i shkohet një nga një, siguron Leiser. Pyetja që shtrohet në këtë pikë është se a guxon në të vërtetë Google t’i shlyejë këto faqe.
“E drejta për harresë” nuk është koncept i ri dhe Gjykata Zvicerane do ta marrë vendimin e Gjykatës së Bashkimit Evropian, thuhet në një sqarim të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave (EDÖB).
Këto vlerësime i refuzon kategorikisht avokati i së drejtës, Daniel Hürlimann. Juristi nga Berna është i specializuar në të drejtën për internet dhe është marrë me këtë vendim dhe zbatimin e tij në Zvicër.
Sipas tij: „Vlerësimet e mbrojtësve të të dhënave, nga ku një Gjykatë zvicerane nga një situatë e njëjtë do të vinte në një përfundim të njëjtë, nuk mund të përcillen“.
Vendimi Gjykatës Evropiane për kompaninë Google është në kundërshtim me lirinë e informimit, e cila është e garantuar me Konventat Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe Kushtetuta e garanton këtë, argumenton mes tjerash Hürlimann për Computerworld.ch.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht












