Tematike
Gjykata Federale: Përdhunuesi duhet të mbahet patjetër në entin psikiatrik
Sipas gjyqtarëve federalë, nëse lirohet, pritet që kosovari të kryejë krime të tjera të rënda kundër integritetit mendor, fizik dhe seksual të njerëzve të tjerë
Rreth 20 muaj pas përfundimit të mbajtjes së dënimit me tetë vjet e gjysmë burg, bëhet e qartë: përdhunuesi, një kosovar 40 vjeçar duhet të mbahet në masa të sigurimit (në entin psikiatrik).
Gjykata e Lartë Federale, duke marrë këtë vendim, ka miratuar ankesën e bërë nga Prokuroria Publike e Cyrihut.
Çështja e në fjalë ka qenë tashmë disa herë lëndë e gjykatës së lartë (kantonale) dhe asaj federale.
Në aktgjykimin e publikuar të mërkurën, gjyqtarët e departamentit të së drejtës penale shprehen se në këtë rast është e mundur vetëm mbajtja në entin psikiatrik, transmeton albinfo.ch. Kjo, pasi, sipas gjyqtarëve federalë, nëse lirohet, pritet që kosovari të kryejë krime të tjera të rënda kundër integritetit mendor, fizik dhe seksual të njerëzve të tjerë.
Kjo mund të ndodhë veçanërisht për shkak të çrregullimit disocial të personalitetit, karakteristikave psikopatike të tij, rrjedha e krimeve të kryera si dhe nga rrethanat e përgjithshme të jetesës së tij. Një ekspert ka deklaruar se i dënuari tregon një vullnet të përgjithshëm për të mos zgjedhur “veprimet prosociale por ato kriminale”, shkruan sda.ch. Ai, identifikohet me vlera kriminale.
Karrierë e gjatë kriminale
I dënuari ka bërë përdhunimin dhe detyrimin e një gruaje, në vitin 2011, duke i mbajtur asaj një thikë në fyt. Dhe, ky nuk kishte qenë krimi i parë në jetën e tij. Një vrasje me paramendim, grabitje dhe vjedhje tashmë ishin shlyer nga regjistri penal. Kjo për faktin se këto vepra i kishte kryer në moshë të mitur, transmeton albinfo.ch. Pasi kishte bërë vrasjen, ai ishte dërguar në një ent përmirësues, edukues për të mitur.
Në vitin 2006, kosovari qe dënuar përsëri me dy vjet e gjysmë burg për grabitje dhe delikte të tjera. Këto vepra janë ende të regjistruara në dosjen penale.
Për shkak se ishte e paqartë se deri në çfarë mase mund të merreshin parasysh krimet e fshira nga procesverbali penal me rastin e parashikimit të sjelljes së ardhshme të të dënuarit, çështja është përcjellë disa herë nga gjykata e lartë tek ajo federale dhe ansjelltas.
Ky është vendimi i tretë i Gjykatës së Lartë Federale për çështjen qendrore, atë të mbajtjes së të dënuarit në masën e sigurisë, edhe pas vuajtjes së plotë të dënimit.
Me udhëzimin e qartë të Gjykatës Federale që ai të mbahet në masën e sigurisë, çështja kthehet sërish në gjykatën më të lartë (Kantonale).
Kosovari e ka vuajtur dënimin më 23 maj 2020 dhe që atëherë ndodhet në paraburgim.
E-Diaspora
-
Kishte ardhur nga Italia për pushime, sot i jepet lamtumira e fundit 27-vjeçari kishte ardhur nga Italia për pushime në vendlindje, por humbi jetën tragjikisht pas një vetaksidenti... -
Kasami: Diaspora është partner strategjik për zhvillimin e Tetovës -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Grupi italian “Cosimo and the Hot Coals” elektrizon Prishtinën me një koncert të veçantë -
Vali Ibrahimi diplomon në Eötvös Loránd University, një nga universitetet më prestigjioze të Hungarisë
Jeta në Austri
-
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor Një e katërta e fëmijëve të vendosur në klasat speciale mbështetëse të gjuhës gjermane në Austri... -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave -
11-vjeçari Triumf Lupçi shkëlqen në arenën ndërkombëtare të pianos, ftohet të performojë në Mozarthaus të Vjenës















