Kosova
Gjykata Federale: Aargau i ka ulur pa të drejtë kosovarit Vizën, nga C në B
Zyra për Migracion e Kantonit Aargau i ka ulur pa të drejtë kosovarit lejen e qëndrimit, nga C në B, ka konstatuar Gjykata Federale
Në rastet kur duhet të vendosin të ulin një leje qëndrimi për të huajt nga Leja e përhershme (Viza C) në leje të thjeshtë qëndrimi (Viza B), autoritetet mund të marrin në konsideratë vetëm incidente negative që kanë ndodhur që nga fillimi i vitit 2019 ose që vazhdojnë pas kësaj date.
Këtë e ka vendosur Gjykata e Lartë Federal, transmeton albinfo.ch. Në të kundërtën, efekti prapaveprues është i papranueshëm, pasi ligji për uljen e klasifikimit të lejes së qëndrimit për të huajt nuk ka hyrë në fuqi para vitit 2019.
Rasti konkret ka të bëjë me një shtetas kosovar i cili jeton në Zvicër që nga viti 1992. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë, të dy shtetas zviceranë. Personi në fjalë ka kryer shumë shkelje në trafikun rrugor.
Në prill të vitit 2018, Gjykata e Lartë e Aargaut e kishte dënuar atë me një vit burgim me kusht për importimin e hashashit, që kishte ndodhur në vitin 2013.
Një tjetër penalitet është shtuar në dhjetor të vitit 2018. Pasi i kishte rrjedhur vaji nga autobusi i tij, ai qe dënuar me një gjobë prej 30 njësish ditore për shkelje të Ligjit të Mbrojtjes së Ujërave, transmeton albinfo.ch.
Në shtator të vitit 2019, Zyra për Migrim dhe Integrim në Aargau i ka hequr kosovarit lejen e qëndrimit të përhershëm (Vizën C) dhe i ka dhënë lejen e qëndrimit (Vizën B). Këtë e ka bërë me miratimin e Sekretariatit Shtetëror për Migrim (SEM).
Zyra e ka justifikuar uljen në klasifikimin e lejes së qëndrimit me një “deficit integrimi” të kosovarit, gjë që duket në delikuencën e përsëritur.
Ulja e lejes, një instrument i ri
Zbritja e lejes së qëndrimit të përhershëm në leje qëndrimi për shkak të deficiteve integruese është e mundur vetëm nga viti 2019. Mangësitë gjuhësore ose mungesa e integrimit ekonomik, për shembull, konsiderohen gjithashtu deficite
Më parë, leja e qëndrimit mund të revokohej për shtetasit e huaj që kishin qëndruar në Zvicër për më shumë se 15 vjet vetëm në rast të burgimit afatgjatë, shkeljeve të rënda të sigurisë publike ose në rast të kërcënimit të sigurisë së brendshme ose të jashtme të vendit, shkruan sda.ch.
Qëllimi i masës së re, të futur rishtazi është që të huajve të vendosur në Zvicër, të paintegruar ose të integruar keq, t’u kujtohen detyrimet e tyre të integrimit, shkruan Gjykata e Lartë Federale. Por, kjo ulje duhet të jetë proporcionale.
Paralajmërim për kosovarin
Sipas Gjykatës së Lartë Federale, në rastin konkret, ulja e nivelit të lejes së qëndrimit, nuk lejohej, kjo, për faktin se veprat penale kanë ndodhur të gjitha në vitet para vitit 2019. Madje, përveç veprës kundër Ligjit për Narkotikët, të gjitha ishin vepra të një rëndësie të vogël, edhe pse jo të gjitha rastet ishin të papërfillshme, transmeton albinfo.ch. Kështu, kosovari ruan lejen e tij të qëndrimit të përhershëm, por paralajmërohet.
Sipas Gjykatës së Lartë Federale, nëse ai në të ardhmen do të bëjë përsëri shkelje ligji, pavarësisht nga prania e tij e gjatë në Zvicër, ai duhet të presë që t’i hiqet leja e qëndrimit dhe të dëbohet ose të paktën të ketë ulje të lejes së qëndrimit.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit Arben Ademi, shqiptari nga Zvicra që po lë gjurmë në industrinë e luksit me brendin ndërkombëtar... -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten










