Kosova
Gjermanishtja, gjuha e dytë e huaj që flitet në Kosovë
Është në vendin e dytë si gjuhë e huaj më e folur në Kosovë. Gjuha gjermane tashmë ka një shtrirje të madhe në të folur andaj Gjermania, Austria, Zvicra dhe Luksemburgu organizuan “Ditët e gjuhës gjermane Kosovë 2024“.Në bashkëpunim me partnerë të ndryshëm ambasadat dhe përfaqësues të institucioneve të Gjermanisë, të Austrisë, të Zvicrës dhe të Luksemburgut organizuan “Ditët e gjuhës gjermane Kosovë 2024”.
Gjatë tyre pati veprimtari të ndryshme si ekspozita, koncerte, podcaste, shfaqje filmash, lexime, piknik letrar, ligjërata dhe biseda, kurse gjuhe, një mbrëmje me karaoke dhe të tjera. Sa herë që bëhet fjalë për gjuhët e huaja, gjuha gjermane përmendet më së shumti nga kosovarët. Ashtu si dhe brezat e kaluar, edhe tek të rinjtë interesimi ka qenë i lartë dhe është duke u rritur edhe më tepër prej mundësisë për të punuar në Gjermani, ose për t’u punësuar në call center.
Shumë kosovarë dinë mjaft mirë gjermanisht, si p.sh. Erolld Xhemajli.
“Di të flas gjermanisht, e kam mësuar në Austri, sepse unë jam lindur aty në Linz. Në shkrim, lexim e di gjuhën gjermane dhe e di më mirë se gjuhën shqipe. Më pëlqen si gjuhë, edhe pse është shumë e vështirë.” – thotë ai.Emigratët ekonomikë dhe huazimetLidhja e kosovarëve me gjuhën gjermane daton që nga koha kur kosovarët shkonin për të punuar si “Gastarbeiter” apo “punëtorë mysafirë” në Gjermani. Sot shumë familje kanë të afërmnë Gjermani dhe prandaj vazhdojnë të jenë në kontakt me gjuhën gjermane. Prandaj shumë qytetarë të Kosovës edhe nëse nuk dinë gjermanisht dinë disa fjalë nga gjuha gjermane.
Blerta Kazani tregon: “Nuk është se e di gjuhën gjermane, por disa fjalë i di si p.sh.: “natürlich”, “sehr schön” që do të thotë “shumë bukur”, di të numëroj: eins, zwei, drei… Të gjitha këto fjalë i kam mësuar prej televizionit, i kam dëgjuar shpesh edhe nëpër filma. Përpos të tjerave janë edhe familjarët që jetojnë jashtë që i përdorin disa fjalë kur të vinë në vendin tonë.E vlefshme në tregun e punësGjuhës gjermane, çdo vit e më shumë po i shtohet vlera edhe në tregun e punës në Kosovë. Kërkesat për të mësuar gjuhën e gjermane janë të shumta, sepse edhe mundësitë e punësimit për ata që e njohin këtë gjuhë po rriten gjithnjë e më shumë. Arbër Xheladini, mësues i gjuhës gjermane, thotë se “gjuha gjermane është gjuha e dytë e huaj më e folur në Kosovë. Gjuha gjermane ka impakt qysh moti në gjuhën shqipe. Për shembull kemi përdorur një fjalë qysh moti që nga paralufta dhe paslufta. Fjalë të gjuhës gjermane që ndoshta edhe nuk e kemi ditur që janë nga gjermanishtja. Ta zëmë tani pjesët e veturave: auspuch, koplung, këto gjithmonë i kemi përdorur prej gjermanishtes në shqip. Fjalë të tjera i kemi pasur në sferën e punës për shembull “baushtelle”, e kanë përdorur dhe besa ende përdoret. Fjalë të reja që kanë sjellë edhe bashkëatdhetarët janë: “shatci”./DW
E-Diaspora
-
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani Artistja shqiptare solli para publikut gjerman “Goldberg Variationen”, një nga kryeveprat më të njohura të muzikës... -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Profesoresha nga Kosova ligjëron në Universitetin e Regensburgut në Gjermani -
Venera prezanton Kosovën në kongresin botëror të endokrinologjisë në SHBA -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë
Jeta në Austri
-
Mbylljet e Transportit Publik të Vjenës në vitin 2026: Ndërprerje të S-Bahn, U3, U4 Tranziti i Vjenës përballet me mbyllje të mëdha deri në vitin 2027 pasi përmirësimet e hekurudhës... -
Austria bie dakord për rregulla të reja për vetëvrasjen e asistuar -
Mbyllet procesi i votimit në Vjenë: Votuan 907 qytetarë -
Përfundon procesi i votimit në qendrat diplomatike të Kosovës në Evropë -
Procesi i votimit në Ambasadën e Kosovës në Austri, i rregullt dhe pa pengesa













