Lajme
Gjermania regjistron 12 mijë e 500 vdekje nga nxehtësia këtë vit
Instituti Robert Koch paralajmëron se valët e të nxehtit kanë shkaktuar më shumë viktima sesa në vitet e kaluara, ndërsa numri real mund të jetë edhe më i lartë.
Valët e të nxehtit që kanë përfshirë Gjermaninë gjatë këtij viti kanë shkaktuar rreth 12.500 vdekje, sipas të dhënave të publikuara nga Instituti Robert Koch (RKI), autoriteti gjerman përgjegjës për shëndetin publik, transmeton albinfo.ch.
Në raportin e fundit javor, të publikuar të enjten, RKI-ja thekson se numri i viktimave të regjistruara deri më tani është dukshëm më i lartë krahasuar me vitet e mëparshme.
Sipas raportit, në vitin 2018, si pasojë e temperaturave të larta, humbën jetën rreth 9.400 persona, ndërsa në vitin 2019 u regjistruan 7.700 viktima të lidhura me nxehtësinë.
Raporti përfshin periudhën nga 6 prilli deri më 2 gusht dhe tregon ndikimin e drejtpërdrejtë të temperaturave ekstreme në shëndetin e popullsisë, veçanërisht te grupet më të rrezikuara.
Instituti Robert Koch ka bërë të ditur se shifrat e publikuara janë vlerësime konservatore, duke lënë të kuptohet se numri real i vdekjeve të lidhura me valët e të nxehtit mund të jetë edhe më i lartë.
Ekspertët e shëndetit publik kanë paralajmëruar vazhdimisht se ndryshimet klimatike dhe rritja e temperaturave po paraqesin një sfidë gjithnjë e më të madhe për sistemet shëndetësore në Evropë. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











