Lajme
Gjermania miraton eksporte të reja armësh për Izraelin
Qeveria e re gjermane ka miratuar eksporte armësh drejt Izraelit me vlerë afro 4 milionë euro gjatë pesë javëve të para të mandatit të saj, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria Federale e Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës. Këto eksporte u autorizuan midis 7 majit dhe 10 qershorit 2025, në përgjigje të një pyetje parlamentare të ngritur nga Partia e Majtë.
Izraeli ndodhet aktualisht nën akuza ndërkombëtare për gjenocid në Rripin e Gazës, çka e bën këtë vendim edhe më të ndjeshëm politikisht. Pavarësisht kësaj, Gjermania ka vijuar bashkëpunimin ushtarak me shtetin izraelit.
Sipas të dhënave zyrtare, gjatë vitit 2024 Gjermania ka eksportuar armë dhe pajisje ushtarake në Izrael në vlerë prej 161,1 milionë euro. Një vit më parë, në 2023, kjo shumë kishte arritur në 327 milionë euro, një rritje dhjetëfish krahasuar me vitin 2022.
Vendimet për eksportet e armëve në Gjermani merren nga disa institucione shtetërore, përfshirë Ministrinë e Ekonomisë dhe Mbrojtjes së Klimës, Ministrinë e Jashtme si dhe Zyrën Federale për Kontrollin e Eksportit (BAFA). Në raste të veçanta dhe të ndjeshme, vendimi kalon për miratim në Këshillin Federal të Sigurisë, ku bëjnë pjesë kancelari dhe disa ministra kyç.
Ndërkohë, autoritetet gjermane nuk ofrojnë informacion publik mbi eksportet e armëve që mund të realizohen përmes vendeve të treta, çka lë hapësirë për mungesë transparence në këtë proces.
E-Diaspora
-
A do të bëhen më të lira produktet kosovare në Zvicër? Marrëveshja e Tregtisë së Lirë Kosovë–EFTA ka hyrë në fuqi më 1 tetor. Importuesit presin ulje... -
Përleshje në një hotel në Zvicër, plagoset me thikë 24-vjeçari nga Kosova -
Hapet një pikë e re e Shkollës Shqipe në Landquart të Zvicrës -
Kontrolli i Doganës në Gjermani zbulon dy punëtorë pa dokumente, arrestohet shqiptari -
Pianistja shqiptare Ardita Statovci interpreton në konferencën e parë të WMTA-së në Washington
Jeta në Austri
-
Universiteti i Vjenës mbetet në 100 më të mirët në botë për të dytin vit radhazi Universiteti i Vjenës e ka ruajtur vendin e 95-të në renditjen më të fundit botërore të... -
Austri
Lehtësohet konvertimi i patentave të Kosovës në Austri -
Formacionet e Austrisë dhe Kosovës për ndeshjen e sotme -
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë











