Integrimi
Gjermania kërkon specialistë
Në vitin 2011 erdhën në Gjermani 1221 mjekë nga vendet jashtë BE-së, ndërsa numri i inxhinierëve u rrit nga 300 në 1191
Një studim i fundit ka treguar se Gjermania është i vetmi vend i eurozonës, që bën pjesë në dhjetë ekonomitë më konkurruese në botë, raporton DW.
Por, në disa degë mungojnë punëtorët e kualifikuar.
Një herë në muaj Agjencia gjermane e Punës prezanton një raport mbi gjendjen. Nëse kjo datë, në kohët e rritjes së papunësisë, ishte nga më të padëshirueshmit, kjo gjë ka ndryshuar shumë vitet e fundit.
Derisa numri i të papunëve bie, rritet numri i vendeve vakante. Në maj ishin gati një gjysmë milioni, 29.000 më shumë se sa në vitin e kaluar në të njëjtën periudhë.
Veçanërisht të kërkuar janë specialistët në mekatronikë, në elektro dhe metal, në ndërtimin e makinerive dhe të automjeteve, në logjistikë, shëndetësi dhe në tregti. Edhe në sektorin e IT-së kërkohen specialistë.
Bernhard Rohleder, shefi ekzekutiv i shoqatës industriale Bitkom, njofton për 38 mijë vende vakante, siç thekson ai, “të pazëna”.
“Ne e dimë në degën tonë, që kemi 1.5 miliardë më pak fitime, vetëm se mungojnë njerëzit. Mungesa e fuqisë së kualifikuar të punës në një firmë vihet re direkt në kontabilitet, pengon inovacionin.”, tha Rohleder.
Rohleder përmend tri shtylla, mbi të cilat duhet të mbështetet sigurimi i specialistëve.
Përsosja e sistemit arsimor gjerman, mobilizimi sidomos i grave, që momentalisht nuk punojnë dhe i të moshuarve, si dhe modernizimi i politikave të migracionit. Por emigracioni i punës duket se është i vështirë edhe brenda BE-së. Edhe pse shumë njerëz kërkojnë punë në Evropë për shkak të krizës së borxhit, grekët, spanjollët dhe portugezët ngurrojnë të vijnë në Gjermani.
Këtë e konfirmon edhe Heinrich Alt nga Agjencia Federale e Punësimit.
“Po ne kemi një migrim të fortë brenda Evropës. Ne presim këtë vit një rritje të migrimit me 150.000 vetë. Firmat kërkojnë punonjës jashtë vendit, por vetëm për disa profesione, si inxhinierë, apo të ashtuquajturat profesione MINT. Aty ka kërkesa për jashtë vendit, por ende në një nivel shumë të ulët.”, tha Heinrich Alt.
MINT përfaqëson matematikën, shkencat kompjuterike, shkencat natyrore dhe teknikën.
Po në një nivel të ulët lëviz edhe fluksi nga vendet jo anëtare të BE-së për në Gjermani.
Me futjen e “Blue Card” të BE-së për fuqinë punëtore të kualifikuar, inxhinierët, apo anëtarët e profesioneve të tjera në mungesë janë të mirëseardhur si emigrantë, nëse ata arrijnë në Gjermani të ardhura vjetore prej 35.000 euro.
Në vitin 2011 erdhën në Gjermani 1221 mjekë nga vendet jashtë BE-së, ndërsa një vit më parë kishin ardhur 795. Tek inxhinierët numri u rrit nga 300 në 1191.
Për sa kohë që Gjermania të jetë jo interesante për të huajt e talentuar nuk ka për të ndryshuar asgjë.
Opozita politike në Berlin sheh te emigracioni vetëm një opsion sekondar në luftën kundër mungesës së fuqisë së kualifikuar. Së pari duhet të ngrihet potenciali brenda vendit.
Çdo vit, thotë zëvendëskryetari i grupit parlamentar të PSD-së, Hubertus Heil, 65.000 të rinj lënë shkollën pa e përfunduar atë.
Përveç kësaj shumë njerëz në Gjermani kanë mbetur prapa për shkak të papunësisë afatgjatë dhe kushteve të pasigurta të punës, shkruan DW.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Bolero” dhe “Correr o Fado” në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum Trupa kosovare u prezantua për herë të parë në Festivalin Ndërkombëtar të Baletit në Bodrum, duke... -
Itali
Romë: Arbenita Ibrahimi shkëlqen në skenën e “Notti Romane” -
Zvicër
Dr. Zana Spahija Taturi, gjinekologia shqiptare që po kontribuon në luftën kundër FGM/C -
Talentet e Kosovës synojnë Oxford-in, nis fushata për mbështetjen e nxënësve të rinj -
Romë
Nga Prizreni në Romë: Hira Haxhibeqiri po ngjitet në skenën e muzikës serioze
Jeta në Austri
-
Trenat e Aeroportit të Vjenës devijohen pas zjarrit në kabllon Praterstern Një zjarr në kabllo pranë stacionit Praterstern të Vjenës vazhdon të pengojë transportin publik në qytet.... -
Austri: Ka shtënë me armë mbi policët, burg i përjetshëm për kosovarin -
Vetëm 3 nga 30 kafenetë e Vjenës shërbejnë ujë falas -
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht










