Integrimi
Gjermania hap universitet online për refugjatët
Refugjatët kanë shumë pengesa për t`u regjistruar në universitet. Tani themelimi i një universiteti online në Gjermani do t'ua mundësojë atyre studimin online dhe pa shpenzime
Nedal Abas kishte kohë që gëzohej për periudhën e studimeve. Pas maturës ai donte të shkonte në qytetin Homs të studionte inxhinieri. Por gjërat u zhvilluan ndryshe nga sa e priste ai. Në Siri nisi lufta dhe Homsi u përfshi nga luftimet. Nidal mori rrugën drejt Gjermanisë, me 19 vjeç. Tre muaj me radhë zgjati udhëtimi i tij drejt Gjermanisë, në fund ai kaloi me gomone Detin Mesdhe. Tani Nidal pret si refugjat në Berlin-Steglitz vendimin për njohjen e azilit, shkruan dw.de.
Kush vjen në Gjermani si refugjat duhet të ketë një status të sqaruar dhe t’i njihet matura para se të studiojë. Ky proces kërkon jo pak kohë. “Humbje kohe”, thotë Nidal. Ai ka më shumë se një vit e gjysmë që pret, ndërsa refugjatë të tjerë presin me vite.
Markus Kressler është i bindur se kjo kohëzgjatje është e panvojshme. Bashkë me miq të tij ai ka themeluar “Wings University” – një universitet online vetëm për refugjatët. “Tek ne nuk ka pengesa”, thotë Kressler. “Çdo refugjat mund të regjistrohet tek Universiteti Wings – edhe pa dëftesa.”
Startimi në shtator
Nga vjeshta do të ofrohen leksionet e para online, ndërsa në pranverën e vitit të ardhshëm do të fillojnë programet e plota. Ekipi i universitetit online punon me profesorët e Universitetit të Lirë të Berlinit dhe Akademinë e Arteve për të përpiluar planet mësimore, Leksionet e para janë gati, ato janë leksione të universiteteve elitë – Harvard dhe Stanford. Profersorët e këtyre universiteteve i kanë ofruar falas leksionet e tyre për Universietin Wings.
Katër degët që ofron universiteti i ri: Shkencat inxhinierike, Informatika, Ekonomiku dhe Arkitektura, të cilat mund të studiohen në Bachelor dhe Master. “Në shtator do të fillojmë me 400 studentët e parë”, thotë Markus Kressler që synon që vitin e ardhshëm të ketë 3000 studentë të regjistruar. Por deri tek kurorëzimi me sukses i këtij projekti duhet të kalohen ende pengesa. Kressler është në bisedime me universitete partnere për të organizuar aty dhënien e provimeve.”Për ne është shumë e rëndësishme që të kemi një sistem të njësuar”, thotë ai.
Fondet mungojnë
Ende nuk është zgjidhur çështja e financimit. “Në plan afatgjatë për çdo të drejtë studimi ne duhet të marrim fonde”, thotë Markus Kressler. Por universiteti ende nuk është pranuar. Me një fushatë “Crowdfunding” ekipi përpiqet të mbledhë aq fonde, sa të paktën të mos punohet më vullnetarisht.
Nidal Abaz do të jetë një nga studentët e universitetit të ri dhe ai mezi pret fillimin e studimeve. Studimet ai i sheh si siguri për një punë që të fitojë para. “Familja ime mblodhi të gjitha kursimet për të më nisur mua në Gjermani. Kam edhe tre motra më të vogla, të cilat dua t’i ndihmoj sa më shpejt”
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Mbi 61 mijë aplikime të aprovuara për votuesit jashtë Kosovës KQZ: Procesi i regjistrimit për votuesit në diasporë vazhdon deri më 17 maj 2026, me mijëra... -
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenbergerit -
Zvicër
Forbes: Arben Ademi, sipërmarrësi shqiptar nga Zvicra në industrinë e luksit -
Gjenevë
Superkupa Kosovë–Diasporë organizohet për herë të parë në Gjenevë
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten












