Ekonomi
Gjermania, 299 miliardë dollarë të ardhura nga eksportet
Instituti për Kërkime Ekonomike me bazë në Munih, IFO vlerësoi se gjermania do të mbetet për të tretin vit radhazi si vendi me të ardhura më të larta nga eksportet.
Ky institut mat rrjedhën e mallrave, shërbimeve dhe investimeve dhe ka parashikuar që këto të ardhura nga eksporti, për Gjermaninë të shkojnë në rreth 299 miliardë dollarë.
Edhe këtë herë, Japonia do të mbetet në vendin e dytë, por gjithsesi shumë larg Gjermanisë, me rreth 200 miliardë dollarë të ardhura nga eksportet.
Ky vlerësim pritet të rindezë edhe njëherë kritikat për politikat ekonomike dhe fiskale, të kancelares Angela Merkel dhe qeverisë së saj, shkruan “TCH”.
Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Komisioni Evropian për vite i kanë kërkuar Gjermanisë të bëjë më shumë për të rritur kërkesën e brendshme dhe importet, si një mënyrë për të stimuluar rritjen dhe zvogëluar pabarazitë ekonomike globale, përcjell albinfo.ch.
Edhe presidenti amerikan, Donald Trump, që nga zgjedhja e tij në këtë post, ka kritikuar në mënyrë të vazhdueshme fuqinë e madhe eksportuese të Gjermanisë.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital










