Lajme
Gjermani, spitalet e mbushura, në kufijtë e kapaciteteve
Së fundmi, Shoqata e Klinikave DKG bën të ditur se spitalet në Gjermani po arrijnë kufijtë e kapacitetit për trajtimin e të sëmurëve nga Covid-19. Tani ka 40 për qind më shumë pacientë me COVID-19 sesa në pranverë, përcjell albinfo.ch.
“Në disa lande, si në Saksoni, numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes intensiv është pesë herë më i lartë sesa në prill. Atje klinikat po arrijnë kufijtë e kapaciteteve të tyre ose i kanë tejkaluar ato”, tha Gerald Gaß, Presidenti i Shoqatës së Spitaleve në Gjermani (DKG) për gazetën “Welt am Sonntag”. Në përgjithësi, ka 40 për qind më shumë pacientë me COVID-19 në repartet e kujdesit intensiv sesa në pranverë. Rreth 16.000 pacientë trajtohen në pavione normale. Kostot e kujdesit janë dukshëm më të larta se sa për pacientët e tjerë, shtoi Gass.
Ndërkohë, klinikat universitare, të cilat deri më tani kanë qenë në gjendje të pranojnë pacientë me Corona në gjendje të rëndë nga spitalet më të vogla, po i afrohen kufirit të mundësive në disa rajone. Kur merret parasysh edhe mungesa e personelit, marrja e pacientëve të tillë po bëhet edhe e më e vështirë.
Gaß hodhi poshtë kritikat se klinikat po e dramatizojnë gjendjen në mënyrë që të detyrojnë autoritetet që t’u japin më shumë ndihma financiare. Rivendosja e të ashtuquajturave tarifa për ruajtjen e vendeve të lira për trajtim intensiv, do të ishte një hap i mirë. Por mund të ndihmojë vetëm disa klinika, për shkak të “kritereve shumë kufizuese të shpërndarjes”. Në fakt, shumë spitale duhet të kufizojnë kujdesin për të sëmurët e tjerë, për shkak të shtimit të numrit të personave të sëmurë me COVID-19.
Qeveria federale i ka rifutur në nëntor tarifat për mbajtjen e vendeve të lira. Këto janë një lloj kompensimi financiar për spitalet, sepse ato detyrohen të shtyjnë operacionet që nuk janë urgjente, për të ruajtur vendet e lira për të infektuarit me virusin Corona. Ndryshe nga vala e parë e pandemisë Corona në pranverë, pagesat janë të lidhura me disa kritere që lidhen me situatën aktuale të Corona-s dhe rëndësinë e spitalit për kujdesin urgjent.
Gernot Marx, nga klinika universitare në Aachen, thotë se ende ka kapacitete për pacientët që vijnë nga spitalet tjera më të vogla. Por problemi më i madh është mungesa e personelit të cilët duhet të kudjesen për pacientët në repartet intensive. Në veçanti ku dihet se personeli mungon edhe në sektorët tjerë të spitaleve.
“Nuk është problem mungesa e shtretërve për trajtimin e pacientëve në gjendje të rëndë, por personeli i kualifikuar”, thotë Marx. Në faqet e internetit të shoqatave ekziston edhe një regjistër për trajtim intensiv. Këtu jepen raportet ditore për gjendjen e spitaleve dhe kapacitetet e lira për tratjimin intensiv të pacientëve në Gjermani.
Ndërkohë janë shënuar edhe rastet e para kur spitalet kanë refuzuar pranimin e të sëmurëve me COVID-19, për shkak të mungesës së kapaciteteve. Klinika në Dresden ka bërë të ditur se kapacitetet e tyre janë mbushur. Për pacientët e tjerë në raste emergjente, në rast të ndonjë sulmi kardiak apo goditje cerebrale, por shumë operacione normale mundësisht duhet të shtyhen./DW
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare














