Lajme
Gjermani: Qytetarët ngasin më shumë makinën, rritet qarkullimi rrugor
Pas pesë vitesh rënie të vazhdueshme, qytetarët gjermanë kanë filluar sërish të ngasin më shumë makina. Sipas të dhënave të publikuara nga Autoriteti Federal i Transportit Motorik (KBA), në vitin 2024 automjetet private në Gjermani përshkuan gjithsej 594 miliardë kilometra, që është 3 miliardë kilometra më shumë se një vit më parë, shkruan DW, transmeton albinfo.ch.
Kjo shënon rritjen e parë të kilometrave të përshkuar që nga viti 2018, duke përmbysur një trend pesëvjeçar të rënies. Megjithatë, pavarësisht rritjes së përgjithshme, distanca mesatare e përshkuar për makinë ra për të dhjetin vit radhazi, duke zbritur në 12,309 kilometra, 11 kilometra më pak se në vitin 2023.
Sipas KBA-së, rritja e përgjithshme nuk lidhet me përdorim më intensiv të makinave, por me numrin më të madh të automjeteve të regjistruara në vend. Shumica dërrmuese e kilometrave u përshkuan nga automjete me motorë me djegie të brendshme, 283 miliardë kilometra nga makinat me benzinë dhe 230 miliardë kilometra nga ato me naftë.
Makinat me benzinë përshkuan mesatarisht 9,555 kilometra, ndërsa ato me naftë, më të përdorura nga shoferët e shpeshtë, 16,984 kilometra. Shpenzimi më i ulët i karburantit dhe çmimi më i lirë për litër e bëjnë dizelin ende ekonomikisht të leverdishëm për përdoruesit e rregullt, pavarësisht kostos më të lartë të blerjes dhe taksave, transmeton albinfo.ch.
Llojet e tjera të automjeteve, si elektriket, hibridet dhe alternativat e tjera, nuk u raportuan në mënyrë të ndarë, por përfaqësojnë ende një pjesë të vogël të qarkullimit total.
Ekspertët vërejnë se kjo rritje e kilometrave të përshkuar mund të reflektojë ndryshime në sjelljen e udhëtimit pas pandemisë, por edhe një kthim te automjeti personal si mjet më i sigurt dhe fleksibël i transportit në një kohë me çrregullime të shpeshta në transportin publik dhe kriza të energjisë, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
Amerikë
Gonxhe Halimi nga Gjilani diplomon si studentja më e dalluar në SHBA në Shkenca Kompjuterike
Jeta në Austri
-
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision Në Vjenë sot u protestua kundër pjesëmarrrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës në Eurovision. Mijëra... -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare












